Thirrje për aplikim EXPO 2020 Dubai: TIK

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Publikuar më
08/11/2021
Qyteti
EBA
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Bizneset

Përshkrimi

Me qëllim, të promovimit të potencialit të bizneseve Start-Up dhe kompanive të Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit (TIK) në Republikën e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpallë :

Thirrje publike për aplikimin e kompanive dhe bizneseve Start-Up  të TIK-ut  për pjesëmarrje në ngjarjen ndërkombëtare “EXPO 2020” në Dubai të Emirateve të Bashkuara për javën tematike të inovacionit, me fillim prej datës 27 deri më 31 dhjetor 2021

Ngjarja organizohet me ndihmën dhe përkrahjen financiare të Qeverisë së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Në kuadër të këtij organizimi, MINT do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit (biletat e aeroplanit), akomodimin (fjetja, mëngjesi dhe darka) dhe tiketat hyrëse për pjesëmarrje në aktivitet e ngjarjes EXPO 2020. Subjektet të cilat përzgjidhen sipas kritereve të kësaj thirrje do t’iu mbulohen shpenzimet vetëm për një përfaqësues të subjektit, ndërsa për personat shoqërues, subjekti merr përsipër shpenzimet prej mjeteve vetanake.

Sipas kritereve të kësaj thirrje publike për pjesëmarrje në ngjarjen “EXPO 2020” në Dubai do të përkrahen 5 (pesë) kompani dhe 4 (katër) biznese fillestare Start – Up nga sektori i TIK-ut, të cilat duhet të dëshmojnë përvojën e tyre në fushëveprimtaritë e caktuara si:

  • Cyber Security,
  • Cloud-Services (SaaS),
  • Web Development,
  • IT- (user) support,
  • Data science,
  • Hardware
  • Industry related software programming,
  • Intelenxhenc artificiale, etj.

Dokumentacioni i plotë i dorëzuar deri më datë 12 nëntor 2021, në orën 16:00, do të konsiderohet për vlerësim.

Për të aplikuar duhet dorëzuar:

  • Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të subjektit që aplikon dhe
  • Dokumentet e kërkuara.

Dokumentet e domosdoshme për aplikim:

  • Dëshmi se subjekti që aplikon është i regjistruar në Republikën e Kosovës;
  • Dëshminë e xhirollogarisë aktive në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
  • Kopjen e letërnjoftimit të personit të autorizuar të subjektit që aplikon;
  • Vërtetimin nga Gjykata, që dëshmon se personi i autorizuar i subjektit nuk është nën hetime (kërkohet origjinali, jo me i vjetër se 30 ditë);
  • Një përshkrim të shkurtër rreth qëllimit të pjesëmarrjes, pritjeve dhe audiencës në EXPO 2020;
  • Deklaratën nën betim;
  • Vërtetimin e qarkullimit vjetor të subjektit - aplikuesit për vitin fiskal 2020 nga Administrata Tatimore e Kosovës; dhe
  • Vërtetimin tatimor të subjektit që aplikon për obligimet e kryera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj.

Subjektet pjesëmarrëse do të përzgjidhen sipas kritereve të veçanta në vijim dhe sipas poentimit:

  • Shërbimet apo produktet që subjekti aplikues do t’ia ofrojë audiencës në ekspozitën ndërkombëtare, maksimum dhjetë (10) pikë: tri (3) pikë për një (1) shërbim apo produkt, pesë (5) pikë për dy(2) shërbime apo produkte, shtatë (7) pikë për tri (3) shërbime apo produkte dhe dhjetë (10) pikë për katër (4) e më shumë shërbime apo produkte;
  • Njohuria e gjuhëve të huaja dhe aftësi prezantuese të përfaqësuesve të subjektit aplikues, maksimum dhjetë (10) pikë në total: gjuha angleze tetë (8) pikë dhe gjuhët tjera dy (2) pikë;
  • Materiale promovuese të subjektit aplikues në gjuhët e huaja, maksimum dhjetë (10) pikë në total: në gjuhën angleze tetë (8) pikë dhe dy (2) pikë në gjuhë tjera;
  • Shtetet ku janë eksportuar shërbimet apo produktet e subjektit aplikues gjatë viteve 2019 dhe 2020, maksimum dhjetë (10) pikë në total: shtetet anëtare të BE-së pesë (5) pikë, shtetet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) tri (3) pikë dhe tregjet e tjera dy (2) pikë;
  • Qarkullimi vjetor i subjektit aplikues gjatë vitit fiskal 2020, maksimumi dhjetë (10) pikë: nga zero deri në 500.000 euro katër (4) pikë; mbi 500.000 deri në 1.000.000 euro tetë (8) pikë dhe mbi 1.000.000 euro dhjetë (10) pikë;

Vëmendje: pika 3.5 nuk vlen për bizneset fillestare Start-up. Bizneset Start-Up duhet të dorëzojnë gjendjen apo vërtetimin e qarkullimit vjetor për vitin fiskal 2020.

Subjektet të cilat shprehin interesim të aplikojnë për pjesëmarrje në ekspozitën ndërkombëtare EXPO 2020 në Dubai duhet plotësuar aplikacionin dhe ta dërgojnë atë më së largu deri më  12 nëntor 2021, në ora 16:00, në zyrën e Arkivit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Rr. "Arbënor e Astrit Dehari" nr. 12, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e veçanta të parapara në këtë thirrje publike.

Informimi dhe pyetësori për shprehje të interesit mund të shkarkohen nga faqet e internetit: www.mint.rks-gov.net, www.kiesa.rks-gov.net, www.mfa-ks.net apo në e-mail adresën export.kiesa@rks-gov.net.

Informatë shtesë: Të gjitha bizneset që nuk përzgjidhen kanë të drejtën e pjesëmarrjes me shpenzime vetanake, në koordinim të plotë me Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

⇒ Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
26/11/2021
26/11/2021