Thirrje për aplikim EXPO 2020 Dubai: Hoteleria

kiesa kosovo e1558957387127
KIESA
Publikuar më
05/11/2021
Qyteti
EBA
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Bizneset

Përshkrimi

Me qëllim të promovimit të hotelerisë së Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në ekspozitën ndërkombëtare “EXPO 2020” në Dubai, Emiratet e Bashkuara që do të realizohet duke filluar nga 21 deri 24 nëntor 2021

Java 8:  (21 –24) nëntor 2021, Tematika: Hoteleria

Paraqitja shtetërore organizohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila mbulon shpenzimet e udhëtimit (bileta e aeroplanit), akomodimit (fjetje, mëngjes dhe darkë) dhe tiketën hyrëse për pjesëmarrësit në aktivitete, të subjekteve pjesëmarrëse. Subjekteve të përzgjedhura iu mbulohen shpenzimet vetëm për një person për një subjekt. Ndërsa, për personat shtesë subjektet pjesëmarrëse vet do të marrin përsipër  shpenzimet.

Në ekspozitën ndërkombëtare “EXPO 2020”, do të përfaqësohen bizneset nga sektori i akomodimit.

Ju lutem, vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 11.11.2021 dhe vetëm aplikacionet e plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim.

Për të aplikuar duhet dorëzuar:

    • Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të subjektit që aplikon dhe
    • Dokumentet e kërkuara.

Dokumentet e domosdoshme për aplikim:

    • Dëshminë se subjekti që aplikon është i regjistruar në Republikën e Kosovës;
    • Dëshminë e xhirollogarisë aktive në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
    • Kopjen e letërnjoftimit të personit të autorizuar të subjektit që aplikon;
    • Vërtetimin nga Gjykata që dëshmon që personi i autorizuar i subjektit nuk është nën hetime (kërkohet origjinali, jo me i vjetër se 30 ditë).
    • Një përshkrim të shkurtër rreth qëllimit të pjesëmarrjes, pritjeve dhe audiencës në EXPO 2020 (maksimun 1 faqe tekst A4);
    • Deklaratën nën betim;
    • Vërtetimin e qarkullimit vjetor të subjektit aplikues për vitin fiskal 2020 nga Administrata Tatimore e Kosovës; dhe
    • Vërtetimin tatimor të subjektit që aplikon për obligimet e kryera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj. Poashtu vlen marrëveshja e lidhur mes ATK-se dhe subjekteve kandidate, për kryerjen e obligimeve ndaj ATK-se.

Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar në listën e mësipërme aplikacioni i subjektit që aplikon do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e veçanta të listuara më poshtë.

Gjashtë (6) subjektet pjesëmarrëse do të përzgjidhen sipas kritereve të veçanta në vijim dhe rangimit të pikëve:

  • Vlerësimi i mysafirëve nga platformat online si Tripadvisor, Booking dhe te ngjashme për ofrimin e shërbimeve maksimum pesë (5) pikë;
  • Deshmi për ofrimin e ushqimeve tradicionale pesë (5) pikë dhe për slow food pesë (5) pikë;
  • Njohuria e gjuhëve të huaja dhe aftësi prezantuese të përfaqësuesve të subjektit pjesëmarrës maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: gjuha angleze tetë (8) pikë  dhe gjuhë të tjera dy (2) pikë;
  • Materiale promovuese në gjuhët e huaja, të formuluara dhe dizajnuara në formë të broshurave/ fletushkave apo ndonjë metodë tjetër, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: në gjuhën angleze tetë (8) pikë dhe në gjuhët tjera dy (2) pikë;
  • Posedon certifikata/dëshmi që është anëtar i ndonjë organizate apo shoqate për hotelieri, vendore dy (2) pike, nderkombetare pesë (5) pikë;
  • Dëshmi nga pjesëmarrja ne ngjarje ndërkombëtare (aktivitete te hotelierise, panaire nderkombetare) tri  (3) pikë;
  • Certifikata/dëshmi ndërkombëtare për vlerësimin e cilësisë së shërbimeve, ISO Standardet ose Safe Travels , pesë (5) pikë
  • Dëshmi e numrit të buajtjeve në tre vitet e fundit të realizuara në strukturën akomoduese aplikuese, maksimumi pesë (5) pikë
  • Strukturat akomoduese në zonat malore[1] (për outdoor tourism) pesë (5) pikë.

Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare duhet të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin dhe ta dërgojnë atë më së largu deri më  11.11.2021 në zyrën e Arkivit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rr. "Arbënor e Astrit Dehari" nr. 12, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e veçanta të parapara në këtë thirrje publike.

Informimi dhe pyetësori për shprehje të interesit mund të merren në KIESA-MINT apo të shkarkohen nga faqet e internetit mint.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net apo në e-mail adresën export.kiesa@rks-gov.net.

Shënim: Të gjitha bizneset që nuk përzgjidhen, kanë të drejtën e pjesëmarrjes me shpenzime vetanake. Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë merr përsipër përkrahjen logjistike.

[1] Zona malore konsiderohen zonat në lartësi mbidetare mbi 700 m

⇒ Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

25/11/2021
Recepsionist/e (3)   Prishtinë
25/11/2021