Thirrje për aplikim: bursa universitare në Francë

france kosovo e1604661354982
Ambasada e Francës
Publikuar më
09/06/2021
Qyteti
Francë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  

Përshkrimi

MINISTRIA E EUROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME
AMBASADA E FRANCËS NË KOSOVË
Departamenti për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore

Thirrje për aplikim: bursa universitare në Francë

Bursa të Qeverisë së Francës 2021

Ambasada e Francës në Kosovë ofron këtë vit një bursë të nivelit të studimeve Master, për studentë që dëshirojnë të ndjekin studime në fushën e kulturës.

Do të trajtohen me kujdes të shtuar dosjet e aplikimit nga fushat kulturore në vijim :

  • industria kreative kulturore dhe menaxhimi i projekteve,
  • ndërmjetësimi kulturor,
  • artet pamore, fotografia, videografia, kinematografia , profesionet e industrisë dixhitale si dhe,
  • sociologjia dhe ekonomia kulturore.

Dosja për aplikim duhet dërguar Departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe duhet të përmbajë : një CV, letrën motivuese, kopjen e diplomës së fundit me transkriptin e notave si dhe dëshminë e të qenit në kontakt apo pararegjistrimin në një universitet francez.

Perparësi kanë dosjet e studentëve të cilët kanë njohuri në gjuhë frënge të nivelit B1 /B2 ose shfaqin interes për mësimin e gjuhës frënge.

Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 18 qershor 2021.

Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës nga data 21 deri më 25 qershor 2021.

Dosjet duhet derguar në e-mail adresën në vijim: scac.pristina-amba@diplomatie.gouv.fr

Për informata shtesë rreth studimeve në Francë :

Shpallja e plotë.