Thirrje për aplikim: bursa për raportimin mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

birn logo e1558771850980
BIRN Kosova
Publikuar
14/03/2022
Skadon
16/03/2022
Lokacioni
Kosovë
Lloji
Bursa  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

BIRN Kosova shpall thirrje të hapur për të gjithë gazetarët në Kosovë që janë të interesuar të jenë përfitues të bursës në tematikën e ndërtimit të një ambienti të përshatëshëm për procesin e risocializimit dhe ri-integrimit të personave të prekur nga radikalizmi dhe ekstremizimi i dhunshëm.

Dhjetë (10) përfituesit do të marrin një mbështetje financiare prej 500 euro për të realizuar storiet në format të shkruar apo televiziv në këto tematika:

  • Realizimi i obligimeve institucionale në procesin e ri-integrimit dhe risocializimit;
  • Modele të veçanta të trajtimit të problemeve të risocializimit në komunitet;
  • Problemet e punësimit të të rikthyerve dhe personave që kanë rënë ndesh me idetë radikale;
  • Përfshirja e institucioneve edukative të kujdesit social dhe shëndetësor në procesin e risocializimit dhe ri-integrimit; dhe
  • Roli i komunitetit në krijimin e një hapësirë të përshtatshme për procesin e risocializimit.

Propozimet fituese do të përzgjidhen nga një komision i përzgjedhur nga BIRN Kosova dhe do të vlerësohen në pika, si:

  • Impakti i pritshëm i stories në publik
  • Risia të cilën e sjell storia
  • Gjithpërfshirja e akterëve institucionalë në këtë tematikë

Thirrja është publikuar si pjesë e projektit “Resilient Community Program”, i cili realizohet nga Konsorciumi, i udhëhequr nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), financuar nga USAID dhe Ambasada e Holandës në Kosovë, përmes Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

Kush mund të aplikojë?

Gazetarët, gazetarët e rinj, hulumtuesit entuziastë dhe aktivistë të shoqërisë civile inkurajohen t’i dërgojnë idetë e tyre për këtë thirrje.

Si duhet aplikuar?

Të interesuarit duhet të dorëzojnë propozimet me temat të cilat dëshirojnë t’i shkruajnë. Idetë duhet të jenë të qarta dhe të përmbajnë detaje mbi temën që do të trajtohet, mënyra si do të trajtohet, burimet që do të kontaktohen, etj. Propozimi nuk duhet të kalojë 300 fjalë.

Propozimit tuaj duhet t’ia bashkëngjitni CV-në dhe punime eventuale nga kjo temë.

Propozimet duhet të dërgohen në emailin: laberileci@jetanekosove.com

Afati i fundit për aplikim: 16 mars 2022

Shpalljet e ngjashme