Thirrje per aplikim

Kosovo Women Economic Forum 150x150 1
Forumi Ekonomik i Grave
Publikuar më
02/07/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM

Forumi Ekonomik i Grave, i koordinuar nga Instituti Rinvest me mandat për periudhën
2020-2022, nëpërmjet projektit “Përgjigje e shpejtë ndaj pandemisë COVID-19 - mbështetja
e grupeve më të cenueshme te grave” iniciuar dhe financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur fton gratë të cilat kanë qenë të punësuar në sektorin joformal dhe nuk
kanë punuar gjatë kohës së pandemisë që sipas kritereve të evidentuara më poshtë të
aplikojnë për të përftuar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare të njëhershme në vlerë të
përafërt me pagën minimale sipas legjislacionit në fuqi

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në zbutjen e gjendjes sociale të grave të cilat
kanë humbur punën në sektorë joformal gjatë Pandemisë COVID -19, gratë-nënat
vetushqyese dhe gratë që nuk përftojnë ndihma tjera sociale.

SI TË APLIKONI?

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Deklarata nën betim lidhur me humbjen e vendit të punës (plotësohet nga të gjithë
    aplikuesit kur të dorëzohet aplikimi: nëse aplikoni në mënyrë elektronike, formularin e
    shkarkoni nga linku në vijim: https://bit.ly/2UiPqHB
  2. Çfarëdo dëshmie që keni humbur vendin e punës (në mungesë të dëshmisë mund të merret parasysh deklarata nën betim e specifikuar në pikën 1);
  3. Certifikata familjare — dëshmi e gjendjes familjare;
  4. Pasyra nga Trusti Pensional të cilët dëshmojnë se kandidates nuk i janë paguar
    kontributet pensionale gjatë vitit 2020 (obligative)
  5. Vërtetimi që nuk jeni përfitues të çfarëdo ndihme sociale gjatë vitit 2020 (obligative).

Përparësi do t'u jepet grave që rrisin fëmijë jetimë dhe atyre që kanë fëmijë me nevoja të
veçanta (certifikatat për të dyja këto kategori duhet të merren nga institucionet përkatëse
dhe të dorëzohen me rastin e aplikimit).

KOHA E APLIKIMIT

Aplikimi është i hapur nga data 29 Qershor 2020 deri me datën 15 Korrik 2020. Aplikimet e
pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vlerësimi i aplikimeve bëhet nga një
komision i përcaktuar.

Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet (i) drejtpërdrejtë në adresën e
poshtëshënuar, (i) përmes postës, apo (ili) përmes postës elektronike.

Adresa: Instituti Riinvest, rruga Lidhja e Prizrenit nr. 56, 10000 Prishtinë (Lagjja Tophane afër
shkollës fillore Meto Bajraktari). Adresa elektronike: forumiekonomikigrave@gmail.com,

Për informacione më të hollësishme, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit: 038 244
3205 apo në adresën elektronike të sipërshënuar.

Forumi Ekonomik i Grave është koalicion i organizatave të shoqërisë civile me këtë përbërje: Instituti Riinvest, Rrjeti i Grave të Kosovës, Instituti Demokraci për Zhvillim (D40), Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase, dhe Kosova-Women 4 Women, Instituti GAP.

Njoftimi i plote.