Thirrje për punëdhënës: angazhimi i praktikantëve

Agjencia e Punesimit e Republikes se Kosoves e1614259947260
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Publikuar më
25/02/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare, Bizneset

Përshkrimi

PËR PUNËDHËNËS

THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM NË PROGRAMIN E MASAVE AKTIVE TË TREGUT TË PUNËS PRAKTIKË NË PUNË

15 shkurt  – 19 mars

A keni nevojë për praktikantë/punëtorë?

Atëherë që të përfitoni shkoni në zyrën e punësimit në komunën tuaj dhe regjistroni pozitat e lira.

Kush mund të përfitojë nga skema Praktikë në Punë:

  • Bizneset e regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve dhe funksionojnë në mënyrë aktive
  • OJQ-të regjistruara në Ministrinë e Administratës Publike dhe funksionojnë në mënyrë aktive
  • Punëdhënësit e gatshëm të trajnojnë praktikantin/en dhe të caktojnë mbikëqyrës/mentor për të monitoruar punën e tyre.
  • Punëdhënësit e gatshëm të bashkëfinancojnë kompensimin për dy muaj për një praktikantë/punëtorë në vlerë prej 170 Euro/në muaj

Ku dhe Si të aplikoni?

  • Shkoni në Zyrat e Punësimit në komunën tuaj, regjistrohuni dhe paraqitni pozitat e lira të punës në biznesin apo organizatën tuaj.

Për më shumë informata vizitoni webfaqen https://aprk.rks-gov.net/

⇒ Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme