Thirrje: Ngritja e serrave me participim

64x64 prizren logo
Komuna e Prizrenit
Publikuar më
29/04/2021
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Fermerë

Përshkrimi

Dt. 29.04.2021

THIRRJE PËR APLIKIM
PËR FERMERËT E KOMUNËS SË PRIZRENIT

PËR PËRFITIM NE KUADER TË IMPLEMENTIMIT TE PROJEKTIT “NGRITJA E SERRAVE ME PARTICIPIM”

I Qëllimii thirrjes për aplikim

Qëllimi i thirrjes për aplikim është parashtrimi i kërkesës për ndërtimin e serave për sektorin e perimekulturës me participim:

  • Intensiteti i ndihmës publike - 75% Komuna e Prizrenit
  • Fermeri - 25% participimi i fermerit

II. Përfituesit e pranueshëm

Përfituesit e pranueshëm janë personat fizik — fermerët, të cilët duhet të jenë banor të përhershëm të Komunës së Prizrenit, si dhe prona duhet të jetë në territorin e komunës
së Prizrenit.

III. Llojet e serrave

Llojet e përkrahura te serrave:

  • Serra Tip “Bllok” nga polietileni 500 m2 ... 14 serra
  • Serra Tip “Tunel” nga polietileni 240 m2 ... 35 serra

IV. Kriteret e përgjithshme të pranueshme

  • Aplikuesit duhet të dorëzojnë kërkesën e plotësuar në formularin për aplikim,
    me dokumentet e kërkuar.
  • Përparësi kanë fermerët e zonës ku është e zhvilluar perimekultura,
  • Përfituesi nuk mund të jetë në marrëdhënie pune në institucionin që e bënë përkrahjen
  • Përfituesi duhet të jetë banor i përhershëm i lokalitetit ku ngitet sera
  • Nuk mund të jenë përfitues anëtarët e së njëjtës bashkësi familjare të përfituesit të serrës nga vitet e kaluara.
  • Përparësi kanë fermerët që aplikojnë për herë te parë për serrat 240 m2.
  • Përparësi kanë fermerët të cilët i kanë ndjekur trajnimet për këtë veprimtari.
  • Sipërfaqja ku do të ngritët serra duhet të jetë e rrafshët.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Kopja e dokumentit të vlefshëm të Republikës së Kosovës (letërnjoftim, pasaportë, patentë shofer).
  • Certifikatën mbi pronën (nëse toka është e marrur me qera — kontrata e noterizuar më së paku 5 vite).
  • Kopja e planit.
  • Vërtetimi i tatimit në pronë,
  • Vërtetimi i pagesës për mbeturina
  • Certifikata e pjesëmarrjes ne trajnim (nëse posedon).

Aplikacioni dorëzohet ne zarfe te mbyllura, në të cilën shënohen:

  • Titulli i projektit
  • Të dhënat e fermerit (emri e mbiemri, vendbanimi, adresa, nr. i telefonit)

Kjo thirrje publike është e hapur për aplikim prej datës: 05.-20.05.2021

Dokumentacioni dorëzohet në sportel.

link icon Shpallja e plotë.