Thirrje: Ngritja e pemishteve me pemë të imta me participim

64x64 prizren logo
Komuna e Prizrenit
Publikuar më
07/05/2021
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Fermerë

Përshkrimi

Thirrje për aplikim
Për fermerët e Komunës së Prizrenit

Per përfitim në kuadër te implementimit të projektit

"Ngritja e pemishteve me pemë të imta - dredhëz, mjedër, me participim.

Te drejte aplikimi kane te gjithe qytetaret e komunes se Prizren te cilet i piotesojne kriteret e meposhtme:

  • Të jetë banor i Komunës së Prizrenit.
  • Ngastra të ketë qasje në rrugë gjatë tërë vitit.
  • Ngastra të jetë nën sistemin e ujitjes apo në forma tjera të ketë ujë gjatë sezonës kur i nevojitet uji.
  • Sipërfaqja e propozuar për mbjellje duhet ti plotësoj kriteret siç janë; (plleshmeria, lartësia mbidetare, pozicioni gjeografik)
  • Për mjedër lartësia mbidetare duhet të jetë mbi 600 m
  • Përparësi kanë fermerët të cilët nuk kanë përfituar grande nga i njëjti program dy vitet e fundit.
  • Të jetë i gatshëm të marrë pjesë në participim (20%) nga viera e përgjithshme në afatin optimal të caktuar nga Drejtoria e Bujqësisë
  • Sipërfaqja që duhet mbjellë duhet të jetë min 0.10 ha maksimum 0.20 ha.
  • Sipërfaqja që do të mbillet duhet të jetë e lirë në momentin kur kompania fillon ti kryej operacionet (lëvrimin, plehërimin etj.) kjo do të verifikohet nga komisioni i Drejtorisë
  • Të jetë i gatshëm ti përmbush të gjitha obligimet nga Marrëveshja e ciia nënshkruhet.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Kopja e letërnjoftimit
  • Fleta poseduese dhe kopja e planit të ngastrës ku do të bëhet mbjellja, në emër të tij apo të prindërit.
  • Dëshmia mbi pagesën e tatimit në pronë.
  • Vërtetimi i pagesës së mbeturinave.

Afati i aplikimit nga dt. 07.05.2021-21.05.2021

link icon Shpallja e plotë.