Thirrje: Kulturë, Sport dhe Rekreacion

64x64 kosovo logo
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
13/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare

Përshkrimi

NJOFTIM

NJOFTOJMË TË GJITHA ORGANIZATAT JO-QEVERITARE DHE ORGANIZATAT TJERA SE AFATI I FUNDIT PËR DORËZIMIN E PROJEKTEVE NË

Thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve në zbatim të objektivës: Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurte për të rinjtë.

Tematika : Kulturë, Sport dhe Rekreacion

AFATI I APLIKIMIT SHTYHET DERI MË 11 MAJ 2021, ORA 16.00

Për shkak të festës  zyrtare me 10 Maj 2021

Prishtinë, 13.04.2021

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve në zbatim të objektivës: Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurte për të rinjtë.

Tematika : Kulturë, Sport dhe Rekreacion

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në përputhje me Strategjinë për Rini 2019-2023 dhe Planin e Veprimit për Rini 2019-2023 u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e mjedisit të shëndetshëm dhe i sigurtë për të rinjtë të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në këtë objektivë.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre në kuadër të objektivës Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurtë për të rinjtë në fushat prioritare në vijim:

Integrimi i të rinjve në jetën shoqërore përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive dhe rekreative

Organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në avancimin dhe fuqizimin e sektorit të rinisë përmes aktiviteteve si më poshtë:

  • Integrimi shoqëror i të rinjve përmes kulturës, sportit dhe rekreacionit
  • Rritja e kohezionit social ndëretnik në mes të rinjve
  • Mbështetja e femrave të reja dhe të rinjve në zonat rurale
  • Përkrahja e të rinjve në iniciativa kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sportit dhe kulturës.
  • Organizimi aktiviteteve tradicionale për të rinjtë.
  • Aktivitete që synojnë edukimin dhe aktivizimin e të rinjëve ne luftën kundër pandemisë së coronavirusit përmes kulturës, sportit dhe rekreacionit. 

4. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 130.000,00 euro.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 2.000,00 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10.000,00 euro. 

5. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve përfundon me datën 10.05.2021

6. OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje dhe vetëm në një (1) nga fushat prioritare sipas thirrjes.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e rinisë përkatësisht të komponentës se pjesëmarrjes. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesve të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqes prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

7. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare (www.mkrs-ks.org).

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e më poshtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ish-Ndërtesa e Partive Politike, Zyra e Arkivit, nr. 22,

Sheshi Nëna Terezë, Nr 35, 10000 Prishtinë

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike. 

8. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: driton.rukiqi@rks-gov.net.

VINI RE: Mbështetur në vendimin e mbledhjes së pestë të Qeverisë së republikës së Kosovës Nr. 01/05 të datës 05.04.2021 dhe Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe sipas konstatimit të ekspertëve shëndetësor nga IKSHPK dhe OBSH, situata epidemiologjike në Kosovë është e  rënduar, prandaj, duhet të respektohen me përpikëri të gjitha masat e rekomanduara në këtë vendim, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbajtjen  e aktiviteteve në hapësirat të mbyllura, qendra rinore dhe objekte të tjera publike, sipas pikës 34 të vendimit  të sipërpërmendur për Institucionet vartëse të MKRS-së dhe masave tjera për ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës në mënyrë të drejtë dhe mbajtjen e higjienës personale dhe të duarve.

Të gjitha materialet promovuese të projektit duhet që në mënyrë  të shkruar të kujtojnë masat kundër infektimit dhe COVID-19 siç janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizik.

link icon Shpallja e plotë.