
Përshkrimi
Hapen aplikimet për dorëzimin e artikujve investigativë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për Çmimin vjetor të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative.
Për këtë aplikim duhet të propozohen artikuj investigativë të publikuar nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2019, dhe të lidhura me lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, transparencën, abuzimin me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Fondi i çmimeve për Kosovën në 2020 (për arritjet e vitit 2019) është 10,000 euro. Çmimi i parë do të jetë 5,000 euro, i dyti 3,000 euro, dhe i treti do të jetë 2,000 euro.
Individët ose grupet e gazetarëve kanë të drejtë të aplikojnë për të gjitha format e gazetarisë (shtyp, në internet, radio dhe TV) të publikuara apo transmetuara në mediat e Kosovës në gjuhën zyrtare, të minorancave apo gjuhët ndërkombëtare.
Artikujt e dorëzuar për aplikim duhet të jenë shfaqur në media të shtypur, online, radio apo TV gjatë vitit kalendarik 2019.
Çmimet e BE-së për Gazetari Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi synojnë të lartësojnë dhe promovojnë arritjet e gazetarëve investigativë si dhe të promovojnë vizibilitetin dhe cilësinë e gazetarisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.
Çmimet janë vijimësi e Çmimeve të BE-së për Gazetari Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe janë pjesë e projektit në vazhdim "Fuqizimi i Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi'.
Partnerët e projektit të përfshirë kanë të gjithë ekspertizë të gjerë në fushën e lirisë së medias dhe janë njohur lokalisht dhe ndërkombëtarisht si organizata të fuqishme të pavarura mediatike.
Juria e Çmimeve të BE-së përbëhet nga ekspertë të medias, disa prej të cilëve nga partnerët e projektit.
Të tjerët janë marrë nga një rrjet i gjerë projektesh që kanë anëtarët e konsorciumit, të tillë si redaktorë, anëtarë të botës akademike dhe gazetarë me merita.
Afati i dorëzimit të aplikimit është 09.10.2020.
Çmimet do të jepen çdo vit në të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në Turqi.
Për më shumë detaje kontaktoni euawards@birn.eu.com.