Thirrje: Art vizual, figurativ, botime, kinematografi, teatër

Komuna Prishtinë
Publikuar
16/03/2022
Skadon
05/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare, Bizneset

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen  e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për  OJQ-të, hapë 

THIRRJE PUBLIKE  

Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset të regjistruara në Republikën e  Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për  mbështetje financiare në thirrjen e parë publike të Fazës së I-rë 2022

1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë  me projekt propozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë: 

a) Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj,  ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe invovacion teknolgjik;  

b) Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore; 

c) Kinematografi: film dokumentar, filmi i shkurtër, film i animuar, fuqizimi i  kinematografëve të rinj, titrim dhe zhvillim skenari; 

d) Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival  kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të  veçanta dhe inovacion teknologjik; 

2. OBJEKTIVAT E THIRRJES DHE PRIORITETET PËR NDARJEN E FONDEVE

Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë, që Komuna e Prishtinës të  ofrojë përkrahje për biznese, OJQ, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e  kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë  diskriminimi. 

Objektivat specifike të thirrjes janë: 

  • Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në  Komunën e Prishtinës;
  • Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
  • Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
  • Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë  në Komunën e Prishtinës;
  • Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër  sektorial;
  • Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë  pabarazi sociale dhe ekonomike;
  • Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
  • Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
  • Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim  në sektorin e artistik dhe kulturor. 

3. Vlera e përgjithshme e planifikuar e të dy thirrjeve për Fazën e I-rë është 450,000.00€  (Euro). 

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt  individual është 500.00€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 16,000.00€  (euro). 

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 16.03.2022 deri më 05.04.2022. Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2022.

4. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë: 

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës; 
  • OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë  aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës; 
  • Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës; 
  • OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda  vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të dhe bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e  subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga  subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje; 
  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat  aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit,  përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës  buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në  Republikën e Kosovës; 
  • OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe  në kategori të ndryshme. 
  • Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e  Prishtinës. 

5. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes  aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës  http://krs.prishtinaonline.com/

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen.  Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit.  Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo  cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të  xhirollogarisë. 

Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i  përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për  subvencione. 

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda  afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e  përcaktuara sipas thirrjes publike. 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve,  kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i  dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara konform  legjislacionit në fuqi. 

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë  elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e  telefonit +383 38226417. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 28.03.2022. 

Lista e dokumenteve të detyrueshme thirrjes publike 

Për individ: 

  • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
  • Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e  kartelës bankare);
  • Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile  apo në bashkësi lokale);

Për Ojq-të: 

  • Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
  • Çertifikata e nr. fiskal;
  • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Ojq-së (nuk pranohet kopje  e kartelës bankare);
  • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.
  • Vërtetimin që OJQ nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).

Për Biznese: 

  • Çertifikata e Biznesit (me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
  • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet  kopje e kartelës bankare);
  • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
  • Vërtetimin që Biznesi nuk kanë obligime tatimore (nga ATK). 

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive: 

Art Figurativ: 

  • Portfolio e artistit/es/kolektivit; 
  • Prezentim i punimeve që kanë me u ekspozu;
    + (Për instalacione/skulptura/intervenime ne hapësirë publike);
  • Koncepti vizual i veprës;
  • Pëlqimi paraprak prej drejtorisë për shërbime publike për lokacionin e  veprës.

Botime: 

  • Biografia e autorit/es; 
  • Recenzioni; 
  • Një pjesë e veprës që do të botohet (Nëse ka ilustrime për fëmijë);
  • Prezantim i ilustrimeve; 
  • (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me shtëpinë botuese. 

Kinematografi: 

Zhvillim skenari: 

  • Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
  • CV të autorit/es ose link i punëve te mëhershme të autorit/es;
  • Sinopsisi; 
  • Një pjesë e skenarit (p.sh. 10 faqe). 

Prodhim filmi artistik 

  • Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es; 
  • Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore,  DoP -drejtor/ja i fotografisë nëse ka); 
  • Skenari; 
  • Sinopsisi; 
  • Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh i regjisorit/es.

Prodhim filmi dokumentar 

  1. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es; 
  2. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet  kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka); 
  3. Koncepti i dokumentarit/tritmenti; 
  4. Personat/Karakteret kryesor në film dhe përshkrimi i tyne;
  5. Koncepti regjisorial ose/dhe nje video mesazh i regjisorit/es;
  6. Në rast se ka material, një link ku mund të shihet (rreth 5-10min).

Postproduksion 

  • Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es; 
  • Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore,  DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka); 
  • Skenari; 
  • Sinopsisi; 
  • Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es;
  • Linku i filmit ose një klip prej filmit. 

Animacion 

  • Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es; 
  • Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, ilustruesi/ja/it,  animatorët); 
  • Skenari ose storyboard me përshkrim; 
  • Moodboard ose shembuj të karaktereve dhe stilit të animacionit ose/dhe  skica; 
  • Sinopsis; 
  • Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es. 

Teatër: 

  • Biografia e regjisorit/es; 
  • Biografia e autorit/es (nëse janë autorë vendorë); 
  • Koncepti regjisorial; 
  • Sinopsisi i dramës; 
  • Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para); 
  • (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me teatrin. 

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 05.04.2022 përmes aplikacionit online, në  dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/

Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën  https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E

Udhëzimet për aplikues - Art vizual - figurativ, Botime, Kinematografi, Teatër - Faza I