
Përshkrimi
Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR 04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë
THIRRJE PUBLIKE
Për të gjithë organizatat joqeveritare, individët, bizneset, të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen e dytë publike të Fazës së I-rë 2022.
1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:
a) Festival: art figurative, art në hapësira publike, arkitekturë, ekologji, film, letrar, shumë disiplinor, muzikë, folklore, teatër, teknologji informative, vallëzim etj.;
b) Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë: aktivitete mujore, fuqizim i krijuesve të rinj, rezidencë artistike, debate, ligjërata dhe hulumtime;
c) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, album muzikor, koncert, hulumtim në fushën e muzikës, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;
d) Shoqëri kulturoro Artistike: mbështetje të aktiviteteve vjetore, blerja e kostumeve, blerja e instrumenteve dhe pjesëmmarje në festivale;
e) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, dokumentim, interpretim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative;
2. Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për individët, Biznese si dhe OJQ, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.
Objektivat specifike të thirrjes janë:
- Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
- Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
- Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
- Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
- Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
- Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
- Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
- Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike; 9. Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor.
3. Vlera e përgjithshme e planifikuar e të dy thirrjeve për Fazën e I-rë është 450,000.00€ (Euro). Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 16,000.00€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 16.03.2022 deri më 05.04.2022. Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2022.
4. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
- Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
- Individët të cilët janë rezident të Komunës së Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
- Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.
5. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në konform legjislacionit në fuqi.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net, dhe në numrin e telefonit +383 38226417. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 28.03.2022.
Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike
- Aplikacioni online
Për individ:
- Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës
- Vërtetimin/ Konfirmimin e llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Çertifikaten/ Vërtetimin e vendbanimit (merret në zyrat e gjendjes civile apo në bashkësi lokale)
Për Ojq-të:
- Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
- Çertifikata e nr. fiskal;
- Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së;
- Vërtetimin që OJQ- nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).
Për Biznese:
- Certifikata e Biznesit (me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
- Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
- Vërtetimin që Biznesi nuk kanë obligime tatimore (nga ATK).
Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:
Festivale:
- Link i punëve të mëhershme të festivaleve të realizuara;
- Biografi të shkurtra për ekipet e përfshira në projekt;
- Koncepti i festivalit ( të përshkruhen të gjitha detajet e festivalit);
- Numri i pjesëmarrësve/artistëve, kombëtar dhe ndërkombëtare (nësa ka);
Mbështetje të aktiviteteve vjetore:
- a) Link i punëve të mëhershme të organizatës;
- b) Biografi të shkurtra për individët/ekipet e përfshira në projekt;
- c) Plani i punës për vitin aplikues ( Të përshkruhen detajet e gjitha aktiviteteve);
Muzikë:
- Link i punëve të mëhershme të artistit-es, i-e cila aplikon ose që është bartës-s i-e projektit.
- Ekipi kreativ me bio të shkurta (vokalist/ja, muzikantët/ja, kompozitori-ja);
- Teksti i këngës (nëse është e aplikueshme);
- Sinopsisi i video klipit (kur aplikohet për video klip);
- Koncepti regjisorial (kur aplikohet për video klip);
- Punë të mëhershme të regjisorit-es (kur aplikohet për video klip).
Shoqëri Kulturo- Artistike:
- Link i punëve të mëhershme të SHKA-ve;
- Biografi të shkurtër për ekipet e përfshira në projekt;
- Koncepti i programit artistik( Përshkrim i detajuar );
- Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete).
Trashëgimi kulturore dhe turizëm:
- Portfolio e organizatës me punë të ngjashme ose linqe të punëve të ngjashme b) të autorit-es;
- Projekt propozim (Preferohet që në projekt të ketë profesionist të fushës së trashëgimisë dhe të turizmit ) ;
- Koncepti vizuel (aty ku është e zbatueshme);
- Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete dhe hulumtime);
Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 05.04.2022 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/ .
Për ndihmë shtesë lidhur me mënyrën e aplikimit ju lutem klikoni në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yZezaoKdi4E