Thirrja për skemën e granteve ‘Kujtim Veseli’

voice of roma e1618299074421
Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptasve
Publikuar më
13/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare

Përshkrimi

Thirrja për skemën e granteve ”Kujtim Veseli” 

“Dështimi institucional është dështim kolektiv shoqëror. Kemi dështu ta dëmtojmë dhe ta luftojmë sa duhet racizmin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Të marrësh jetë njerëzish është akti më i pafalshëm pa marrë parasysh kush e bënë në çfarë rrethana e bënë apo ndaj kujt e bën. Në rastin e Kujtimit dështoi shteti”, u.d. Presidentja e Kosoves, znj. Vjosa Osmani.

Në emër të Kujtimit “Të luftojmë racizmin ndaj komuniteteve egjiptian, rom, dhe ashkali” 

Udhëzuesi për aplikimet në kuadër të thirrjes së propozimeve për skemën e granteve të vogla dhe të mesme

Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët në Kosovë”

Faza I
2020-2022”

Projekt i Konsorciumit të Organizatave:

  • “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”
  • “Terre des hommes”
  • Hilfswerk der Evangelischen Kirchen Schweiz

Afati i dërgimit të aplikimeve:
19 Prill 2021

Projekti Drejtësia Sociale:

Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët gjenden të ngulfatur në një cikël të ashpër të përjashtimit. Ata nuk i gëzojnë të drejtat e tyre dhe ju mungon mundësia e qasjes për shëndet të duhur, për mbrojtje dhe kujdesje sociale. Ata nuk janë fuqizuar për të qene pjesë e vendimmarjes shoqërore. Të gjitha këto ndikohen nga diskriminimi dhe antigjipsizmi të cilat shpien në mosangazhim, demotivim dhe mosinteresim - duke e forcuar sërish përjashtimin.

Përmes projektit të drejtësisë sociale, Konsorciumi i organizatave te shoqerise civile te udhequra nga Zeri i Romeve, Ashkalinjeve dhe Egjiptianeve ne bashkepunim me Zyren per Qeverisje te Mire pran Zyres se Kryeministrit janë te angazhuar në krijimin e një shoqërie të vërtetë multi-etnike dhe multi-kulturore në Kosovë. Një shoqëri, ku Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët trajtohen si të barabartë, dhe kanë qasje në mundësitë e njëjta sikurse të gjithë të tjerët. Një shoqëri, ku këto grupe i njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të fuqizuar për t’i ushtruar këto të drejta.

Qëllimet e thirrjes:

Antigjipsizmi depërton në të gjithë shoqërinë dhe ka ndikim në jetën, mundësitë dhe përfshirjen sociale dhe ekonomike të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve. Sikurse në Evropë, edhe në Kosovë, antigjipsizmi është i rrënjosur historikisht. Mungesa e njohurive mbi historinë dhe kulturën e romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve dhe përhapja e gjerë rreth koncepteve esencialiste dhe stigmatizuese në nënvetëdije, janë disa nga nxitësit kryesorë të antigjipsizmit sot në Kosovë.

Prandaj, përmes kesaj thirrje synohen të promovohen veprimet lokale të cilat e luftojnë fenomenin e antigjipsizmit përmes një sërë veprimesh dhe iniciativash. Objektivi i këtyre granteve është të nxisë publikun e gjerë dhe komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian që të njohin dhe të veprojnë ndaj mënyrave të shfaqjes së antigjipsizmit. Aktivitetet e mbështetura nga projekti parashihen të mbulojnë iniciativat të cilat synojnë adresimin e fenomenit të antigjipsizmit në nivele të ndryshme.

Udhëzimet e përgjithshme

Informacioni në vijim synon të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme rreth kritereve dhe procedurave të thirrjes së hapur për aplikim të granteve të vogla dhe të mesme me qëllim të nxitjes së inciativave dhe veprimeve në nivelin lokal për ta luftuar fenomenin e antigjipsizmit në Kosovë.

Mbulueshmëria gjeografike:

Mbulueshmëria gjeografike e operimit të granteve të vogla dhe të mesme është në Kosovë. Andaj, të gjitha propozimet e dërguara në kuadër të kësaj thirrje, duhet të implementohen në territorin e Kosovës. Prioritet do të kenë ato aktivitete të cilat synojnë të implementohen në nivelin komunitar.

Kush mund të aplikoj?

Grantet do të jepen për OJQ-të lokale të regjistruara, Inciativave Rinore, Grupeve Këshilluese të Komuniteteve, Grupeve jo-formale, studentëve, artistëve, apo individëve të talentuar me ide inovative. Subjektet afariste dhe institucionet qeveritare nuk kanë të drejtë aplikimi.

Shuma e granteve

Grantet ndahen në dy kategori: grante të vogla, dhe grante te mesme.

  1. Shume maksimale për mbështetjen e grantit të vogël është deri në 5000 EURO.
  1. Shuma maksimale për mbështetjen e grantit të mesëm është deri në 20,000 EURO.

Fondi total per grante per vitin 2021: 40,000 EUR

Kohëzgjatja

Aktivitetet e implementuara në kuadër të granteve të vogla nuk duhet të zgjasin përtej 6 muajve nga data fillestare e dhënies së grantit, ndërsa për skemën e granteve të mesme deri në 12 muaj. Vetëm ne raste të veçanta e përjashtuese, përmes një justifikimi të fortë periudha e implementimit mund të jetë më e gjatë. Aplikuesi duhet të specifikojë saktësisht datat dhe kohëzgjatjen e implementimit të aktivitetit/eve në formularin e aplikimit për grante të vogla, apo në koncept noten për grantet e mesme.

Aktivitetet/Lloji i aktiviteteve

Veprimet e propozuara duhet të demonstrojnë përpjekjet komunitare për të luftuar antigjipsizmin dhe për të reduktuar stigmen dhe paragjykimet ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian brenda fushës së targetuar të ndërhyrjes.

Konsorciumi favorizon projektet që kanë qëllime parandaluese dhe kanë një kuptueshmëri të qartë në arritjen e impaktit afatshkurtër dhe afagjatë përgjatë ndërhyrjes së propozuar. Përveç kësaj, projektet të cilat synojnë zhvillimin, zgjerimin apo replikimin e modeleve të suksesshme të intervenimit dhe ato të cilat ofrojnë zgjidhje kreative në luftimin e antigjipisizmit do të vlerësohen me një rëndësi të veçantë.

Nën-aktivitetet e mbështetura

Ne jemi në kërkim të mbështetjes së projekteve në nivelin lokal dhe komunitar të cilët adresojnë çështjet në vijim:

  • Aktivitete ndërgjegjësuese për të luftuar antigjipsizmin përmes komunikimit të pasojave të diskriminimit të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në nivelin lokal përmes organizimit të konferencave, seminiareve, fushatave mediatike, shfrytëzimit të mediave/rrjeteve sociale, shprehjeve artistike, etj.
  • Rritja e ndërgjegjësimit përmes ngjarjeve kulturore dhe aktiviteteve të organizuara në komunitet
  • Monitorimi i efektit të politikave lokale në anti-diskriminim
  • Përfshirja e komunitetit në adresimin e gjuhës së urrejtjes ose krimit me motive të urrejtjes – organizimi i programeve të ndryshme të trajnimit për pjesëtarët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian dhe inkurajimin e tyre për t’u informuar se ku duhet të raportohen rastet e gjuhës së urrejtjes të cilat shfaqen në lokacionet e tyre.

Ne nuk financojmë:

  • Projektet e dërguara nga organizatat komerciale profitabile.
  • Projektet të cilat synojnë përkrahjen e aktiviteteve politike.
  • Mbështetja financiare për palët e treat (nënkontraktimi i grantiti është veprimtari e palejueshme në kuadër të kësaj thirrje).
  • Ngjarjet me karakter tërësisht fetar apo politik.
  • Veprimet të cilat eksluzivisht kanë të bëjnë me shpenzimet kapitale, si p.sh paisjet infrastukture apo të tokës.
  • Aktivitetet tregtare.

Shpenzimet e lejuara

Të përzgjedhurit e granteve duhet të sigurojnë që kostot e pranueshme të jenë kosto akutale, të cilat i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • Shpenzimet të bëhen gjatë kohëzgjatjes së projektit
  • Ato janë të përfshira në buxhetin e përgjithshëm.
  • Ato janë bërë në linjë me projektin i cili është subjekt i grantit dhe janë të domosdoshme për zbatimin e aktiviteteve.
  • Ato janë të identifikueshme dhe të verifikueshme.
  • Ato janë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit tatimor.
  • Ato janë të arsyeshme, të justifikueshme dhe në përputhje me kërkesat e menaxhimit të mirë financiar.

Kostot e papranueshme:

  • Kredi bankare (interesi nga kredia)
  • Detyrimet e ardhshme financiare
  • Blerja e tokës ose e ndërtesave
  • Blerja e automjeteve
  • Shpenzimet argëtuese dhe blerja e pijeve alkoolike.
  • Mjete të teknologjisë vizuale (kamera, projektorë, etj).
  • Kostot e deklaruara nga përfituesi të cilat janë të mbuluara nga një tjetër veprim ose program pune.
  • Kreditë për palet e treta.

Kriteret mbi vlerësimin e grantit

Grantet do të vlerësohen sipas kritereve të mëposhtme:

  • Aplikanti e demonstron një kuptueshmëri të qartë të çështjes të cilin projekti synon ta adresojë.
  • Aplikanti i ka identifikuar qartë përfituesit dhe target grupet e synuara në mënyrë që të maksimizohen rezultatet e projektit.
  • Fusha e ndërhyrjes është e qartë dhe e orientuar drejt komunitetit duke synuar ndryshim dhe qëndrueshmeri të efektshme.
  • Aktivitetet e projektit janë konkrete dhe të detajuara dhe të mbështetura me mjete të qarta monitorimi.
  • Buxhetimi i projektit është i organizuar, i detajuar dhe i arsyeshëm.
  • Projekt propozimi përshkron qasjen që synon të sigurojë qëndrueshmërinë e ndërhyrjes.
  • Idetë e projektit dhe lloji i ndërhyrjeve janë inovative.

Procedurat e aplikimit

Faza e aplikimit do të jetë e hapur për publikun deri me 23. Prill 2021 ne ora 16:00

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresen: info@vorae.org me tekstin: Aplikimi per Grante ‘Kujtim Veseli’

Do te organizohen dy sesione informuese per kete thirrje per projekte me keto data:

26 Mars 2021 nga 11:00 deri ne 13:00
02 Prill 2021 nga 11:00 deri ne 13:00

Ju lutemi vini re se për shkak të rrethanave aktuale me shpërthimin e pandemisë COVID-19, seancat e informacionit do të mbahen përmes ZOOM. Në mënyrë që të jeni në gjendje të bashkoheni në seancat e informacionit, duhet të ndiqni këto hapa:

26 Mars 2021 nga ora 11:00 ne platformen ZOOM
Meeting ID: 857 6073 7739; Passcode: 887330

02 Prill 2021 nga ora 11:00 ne platformen ZOOM
Meeting ID: 871 3931 8601; Passcode: 430587

Pyetjet në lidhje me aplikimin mund të dërgohen me e-mail vetëm jo më vonë se 15 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e aplikimeve në adresën më poshtë, duke treguar qartë referencën e thirrjes për propozime: Adresa e postës elektronike: info@vorae.org

Permbajtja e aplikacionit

Ju lutem konsultoheni me udhëzimet e përgjithshme në mënyrë që të siguroheni se keni të drejtë të aplikoni për skemën e grantit të vogel dhe i plotësoni kriteret e listuara. Jepni informacion të detajuar në lidhje me objektivat, target grupin dhe imapktin në lidhje me veprimet e planifikuara në luftimin e antigjipsizmit në lokacionin e synuar.

Vetëm aplikimet e kompletuara do të merren parasysh.

Aplikacioni duhet te permban informata:

  1. per aplikuesin
  2. rreth projektit
    • qellimi
    • aktivitete
  3. planin e veprimit/implementimit
  4. kohezgjatjen
  5. rreth perfituesve
  6. planin e monitorimit, vleresimit dhe raportimit
  7. planin e vizibilitetit
  8. buxhetin

link icon Shpallja e plotë.