Tender: Prodhimi/montimi i rafteve dhe dollapeve për shkolla

Logo AdecEdutask e1600076027211
ADEC dhe EDUTASK
Publikuar më
17/09/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

TERMAT E REFERENCËS PËR PRODHIMIN/MONTIMIN E RAFTEVE DHE DOLLAPEVE PËR SHKOLLA

PARATHËNIE

Partneriteti i ADEC dhe EDUTASK është duke implementuar projektin: Establishment and Integration of Integrated Learning Center Program”.

Nga ky projekt do të përfitojnë 20 shkolla dhe reth 450 nxënës dhe grupe tjera të margjinalizuara përmes themelimit të qëndrave more nëpër shkolla fillore në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.

Për këtë qëllim, ADEC dhe EDUTASK është duke kërkuar një kompani të specializuar për prodhimin e mobijleve dhe oriendive shkollore sipas kërkesës nga organziata. Raftet e librave dhe dollapet janë të llojeve të ndryshme varësisht prej shkollave, gjithashtu edhe material per stimulim të të nxënit. Kompania përveç që të dizajnojë dhe prodhoje duhet të jetë e gathshme edhe të trasportojë këto oriendi në 7 komuna si Prishtinë, Gjakovë, Podujevë, Shtime, Obiliq, Prizren, dhe Gjilan.

PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E OFETUESVE

PERSONELI

Të jetë i regjistruar si entitet legal në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës,

PROFILI I OPERATORIT EKONOMIK

  • Të demonstrohet aftësia që ka kompania, për shërbimeve të kërkuara,
  • Të demonstrojë efikasitet në zhvillimin e orendive.
  • Të jap dëshmi të mëparshme të punëve.

DETYRAT E KERKUARA NE KETE SHPALLJE

  • Të bëjë prodhim/montim për rafte librash, dollapë, dhe material për stimulim të të nxënit si dhe të shpërndahen në 20 shkolla në komunat:
    • 5 në Gjakovë
    • 2 në Prizren
    • 6 në Prishtinë
    • 1 në Obiliq
    • 2 në Gjilan
    • 2 në Podujevë
    • 2 në Shtime

Ofertuesit se bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për të gjitha aktivitetet më lartë
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohorë i ditëve të nevojshme të punës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Ofertat dhe dokumentacioni i kërkuar duhet te dorezohen fizikisht me zarf ne zyrat e ADEC & EDUTASK Kompleksi Avalla B1/3 Prishtinë, 10000, Republika e Kosoves. Zarfat duhet të jetë i mbyllur dhe në të të shkruaje:

  1. Adresën dhe vendin e paraqitjes për kuotimin e çmimeve;
  2. Numrin e prokurimit;
  3. Fjalët "Mos e hap përpara dates 24.09.2020 ora 16.00 dhe
  4. Emrin dhe adresën e tenderuesit.