Tender per materiale vizuele

Logo AdecEdutask e1600076027211
ADEC dhe EDUTASK
Publikuar më
28/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Dizajn  
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

TERMAT E REFERENCËS PËR MATERIALE VIZUELE

PARATHËNIE

Partneriteti i ADEC dhe EDUTASK është duke implementuar projektin: Establishment and Integration of Integrated Learning Center Program”.

Nga ky projekt do të përfitojnë 20 shkolla dhe reth 450 nxënës dhe grupe tjera të margjinalizuara përmes themelimit të qëndrave mësimore nëpër shkolla fillore në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.

Për këtë qëllim, ADEC dhe EDUTASK është duke kërkuar një kompani të specializuar për të dizajnuar dhe printuar materiale vizuele për shkolla, nxënës, dhe mësimdhënës. Gjithashtu, kompania duhet të përgadise dhe dizajne grafike të cilat duhet ti postojë dhe ti shpërnaje në rrjete sociale duke bërë ‘boost’.

PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E OFETUESVE 

PERSONELI

Të jetë i regjistruar si entitet legal në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës,

Ofruesi i shërbime duhet të prezantoj CV-it të stafit kryesor që do të angazhohet në këtë projekt

PROFILI I OPERATORIT EKONOMIK

  • Të demonstrohet aftësia që ka kompania, për shërbimeve të kërkuara,
  • Të demonstrojë efikasitet në zhvillimin e shërbimeve të grafik dizajnit.
  • Të demonstrojë kreativitet vizuel që përshtatet me kërkesat e organizatës. 

DETYRAT E KERKUARA NE KETE SHPALLJE

  • Krijimi i koncepteve të dizajnit të materialeve më poshtë
  • Dizajnimi dhe printimi i posterave ngjitës për mure (sasia: 40)
  • Dizajnimi dhe printimi i stikerave ngjitës për mobilje (sasia: 40)
  • Dizajnimi dhe prodhimi i etiketave të emrit për 48 mësimdhënës (sasia: 48)
  • Krijimi i 5 postimeve dhe postimi dhe promovimi i tyre ne Facebook.

Ofertuesit se bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për të gjitha aktivitetet më lartë
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro përshirë TVSH

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohorë i ditëve të nevojshme të punës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Ofertat dhe dokumentacioni i kërkuar duhet te dorezohen fizikisht me zarf ne zyrat e ADEC & EDUTASK Kompleksi Avalla B1/3 Prishtinë, 10000, Republika e Kosoves. Zarfat duhet të jetë i mbyllur dhe në të të shkruaje:

  1. Adresën dhe vendin e paraqitjes për kuotimin e çmimeve;
  2. Numrin e prokurimit;
  3. Fjalët "Mos e hap përpara dates 05.10.2020 ora 16.00 dhe
  4. Emrin dhe adresën, dhe email adresen e tenderuesit.