Tender per materiale dhe vegla shkollore didaktike

Logo AdecEdutask e1600076027211
ADEC dhe EDUTASK
Publikuar më
28/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

TERMAT E REFERENCËS PËR MATERIALE DHE VEGLA SHKOLLORE DIDAKTIKE

PARATHËNIE 

Partneriteti i ADEC dhe EDUTASK është duke implementuar projektin: Establishment and Integration of Integrated Learning Center Program”.

Nga ky projekt do të përfitojnë 20 shkolla dhe reth 450 nxënës dhe grupe tjera të margjinalizuara përmes themelimit të qëndrave mësimore nëpër shkolla fillore në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.

Për këtë qëllim, ADEC dhe EDUTASK është duke kërkuar një kompani të specializuar për të furnizuar me materiale dhe vegla shkollore didaktike për aktivitetet e nxënësve. Materialet duhet të jenë të selektuara me kujdes për klasat 1 deri në 5. Kmpanitë duhet të vinë me propozim të materialeve dhe veglave si dhe ofertë për materiale apo vegla të ndryshme për klasat 1-5 për 20 shkolla.

PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E OFERTUESVE 

PERSONELI

Të jetë i regjistruar si entitet legal në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës,

Ofruesi i shërbime duhet të prezantoj CV-it të stafit kryesor që do të angazhohet në këtë projekt

PROFILI I OPERATORIT EKONOMIK

  • Të demonstrohet aftësia që ka kompania, për shërbimeve të kërkuara,
  • Të demonstrojë efikasitet në zhvillimin e shërbimeve të video produkcionit.
  • Të propozojë ofertë të arsyeshme ekonomikisht.

DETYRAT E KERKUARA NE KETE SHPALLJE

  • Material didaktike për shkencë për femijë me grup mosha 6-10
  • Material didaktike për punë artizanale për femijë me grup mosha 6-10
  • Mejte ngjyrosje vizatimi për femijë me grup mosha 6-10
  • Materiale per aktivitet per zvhillim motorik për femijë me grup mosha 6-10
  • Materiale te përshtatshme për shkathesi numerike për femijë me grup mosha 6-10

Ofertuesit se bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për të gjitha aktivitetet më lartë
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro përshirë TVSH

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohorë i ditëve të nevojshme të punës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Ofertat dhe dokumentacioni i kërkuar duhet te dorezohen fizikisht me zarf ne zyrat e ADEC & EDUTASK Kompleksi Avalla B1/3 Prishtinë, 10000, Republika e Kosoves. Zarfat duhet të jetë i mbyllur dhe në të të shkruaje:

  1. Adresën dhe vendin e paraqitjes për kuotimin e çmimeve;
  2. Numrin e prokurimit;
  3. Fjalët "Mos e hap përpara dates 05.10.2020 ora 16.00 dhe
  4. Emrin dhe adresën, dhe email adresen e tenderuesit.

Listime të ngjashme

Punëtor/e Teknik/e   Gjakovë
22/10/2020
Roje Pyelli   Gjakovë
22/10/2020
22/10/2020