Tender për dizajnim të materialeve të projektit

Logo AdecEdutask e1600076027211
ADEC dhe EDUTASK
Publikuar më
14/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

TERMAT E REFERENCËS PËR DIZAJNIM TË MATERIALEVE TË PROJEKTIT

PARATHËNIE

Partneriteti i ADEC dhe EDUTASK është duke implementuar projektin: Establishment and Integration of Integrated Learning Center Program”.

Nga ky projekt do të përfitojnë 20 shkolla dhe reth 450 nxënës dhe grupe tjera të margjinalizuara përmes themelimit të qëndrave mësimore nëpër shkolla fillore në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.

Për këtë qëllim, ADEC dhe EDUTASK është duke kërkuar një kompani të specializuar për të krijuar nje platforme ku do te dizajohen materialet fizike dhe mësimore në internet për produkcionin tw video, audio, lojëra, animacione, fletë pune dhe mjete të tjera mësimore të Qëndrave Mesimore on-line për të realizuar zhvillimin e materialve mësimore për mësim plotësues për klasat 1-5.

PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E OFERTUESVE

PERSONELI

Të jetë i regjistruar si entitet legal në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.

Ofruesi i shërbimeve duhet të prezantoj CV-it të stafit kryesor që do të angazhohet në këtë projekt.

PROFILI I OPERATORIT EKONOMIK

  • Të demonstrohet aftësia që ka kompania, për të gjitha shërbimet e kërkuara.
  • Të demonstrojë efikasitet në zhvillimin e shërbimeve të video produksionit dhe animacionit.
  • Të ketë eksperiencë në zhvillimin e video animacioneve.
  • Të demonstrojë kreativitet vizuel që përshtatet me kërkesat e specifikuara të tenderit.
  • Të ketë eksperiencë dhe të ketë kryer projekte të ngjashme shkollore.
  • Të dëshmoj eksperiencë paraprake në krijimin e detyrave dhe lojërave për nxënësit e klasave (1-5).
  • Të dëshmoj njohuri në gjenerimin e skenareve të video lojërave dhe storyboards.
  • Të ketë eksperiencë në krijimin dhe dizajnimin e fletoreve të punës për nxënësit e klasave (1-5).
  • Të ketë eksperiencë në ilustrimin e karakterëve.
  • Të propozoj ofertë të arsyeshme ekonomikisht.
  • Të prezantojë punë të ngjajshme

DETYRAT E KERKUARA NË KËTË SHPALLJE

Përshkrimi | Animacione/ ose Lojëra kompjuterike per perdorim online | Fletore pune | Video | Sasia

Klasa 1 | 48 | 24 | 24 | 96
Klasa 2 | 48 | 24 | 24 | 96
Klasa 3 | 48 | 24 | 24 | 96
Klasa 4 | 48 | 24 | 24 | 96
Klasa 5 | 48 | 24 | 24 | 96
Gjithsej | 240 | 120 | 120 | 480

⇒ Kliko këtu për të shkarkuar: Termat e Referencës

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI dhe Vërtetimin Tatimor
  • Dëshmi për përvojën e punës
    • Në edukim.
    • Në video animacion.
    • Në krijimin dhe zhvillimin e video lojërave.
    • Në krijimin e ilustrimeve grafike për femijët nga klasa 1-5.
    • Në krijimin e librave të ndryshëm shkollor nga klasa 1-5.
    • Në dizajnimin e fletoreve të punës për fëmijë.
    • Ne përshtatjen e materialeve sipas grupmoshave përkatëse
    • Në animime dhe video editing në projekte që kanë për qëllim edukimin.

Në ofertë duhet të përfshihet çmimi total për të gjitha aktivitetet e cekura më lartë.

  • Planin kohor për implementimin e projektit.
  • Çmimi të kuotohet në Euro, përfshirë T.V.SH.
  • Plani i veprimit

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati më i shkurtër kohorë i ditëve të nevojshme të punës
  • Dëshmija e eksperiencës dhe portfolio e punëve të ngjashme.
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë do të ketë përparsi.

Ofertat dhe dokumentacioni i kërkuar duhet te dorezohen fizikisht me zarf ne zyrat e ADEC & EDUTASK Kompleksi Avalla B1/3 Prishtinë, 10000, Republika e Kosoves.

Zarfat duhet të jetë i mbyllur dhe në të të shkruaje:

  1. Adresën dhe vendin e paraqitjes për kuotimin e çmimeve;
  2. Numrin e prokurimit;
  3. Fjalët "Mos e hap përpara dates 21.09.2020 ora 16.00 dhe
  4. Emrin dhe adresën e tenderuesit.