Tender për blerjen e pajisjeve për Teknologji Informative (IT)

Help Kosovo
Publikuar më
13/08/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Help – Hilfe zur Selbsthilfe filloi zbatimin e projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”. Projekti financohet nga Qeveria Gjermane dhe Komunat partnere ndërsa zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe.

Projekti do të realizohet gjatë 2019-2020 në komunat: Prishtinës, Gjakovës dhe Skënderajt, ku objektivi i përgjithsëm i projektit është që të kontribuoj zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit në zonat e planifikuara me fokusim kryesor në fuqizimin ekonomik dhe krijimin e punësimit përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë ekonomike dhe arsimore të sektorit të mikro bizneseve në Kosovë.

Brenda projektit, Help filloi prokurimin e Pajisjeve per Teknologji Informative (IT) që nevojitej për aktivitetet e perzgjedhura te biznesit të klientëve. Pasi që kompania e juaj merret me disa nga pikat e kërkuara, me anë të kësaj ne u dërgojmë juve Kërkesën për Ofertë, dhe mundësisht kërkojmë nga ju të na dërgoni ofertën e juaj sipas specifikacionit të artikujve të bashkëlidhur.

Kerkesa e dokumentacionit te tenderit behet ne sylejmani@help-kosovo.org

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 27.08.2020, në ora 12:00. Ofertat dhe materiali përcjellës (nëse ka) të dorzohen të skenuara në këtë email adresë: sylejmani@help-kosovo.org me titull: subject Tender for Purchase of Information Technology Equipment (IT)

Në rast se ju nevojiten informata shtesë, ne i inkurajojmë të gjitha kompanitë të kontaktojnë personin përgjegjës për tenderin deri më 26.08.2020 deri ne ora 16:00 me qëllim të marrjes së qartësimit plotësues, në +383 44 222 035.