Tender: Paketë ushqimore për nxënës

Logo AdecEdutask e1600076027211
ADEC dhe EDUTASK
Publikuar më
18/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

Partneriteti i ADEC dhe EDUTASK është duke implementuar projektin: Establishment and Integration of Integrated Learning Center Program”.

Nga ky projekt do të përfitojnë 20 shkolla dhe reth 450 nxënës dhe grupe tjera të margjinalizuara përmes themelimit të qendrave mësimore nëpër shkolla fillore në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.

Për këtë qëllim, ADEC dhe EDUTASK është duke kërkuar një kompani të që sigurojnë paketë ushqimore për 450 nxënës të cilat gjithashtu do të shpërndahen nga kompania në 20 shkolla në 7 komuna. Paketat ushqimore duhet të përmbajnë ushqime të qëndrueshme dhe me kualitet të lartë (me afat skadence jo më pak se 6 muaj). Pakoja të përmbajë materiale ushqimorë të cilat mund të shfyrtëzohen për 6 muaj.

PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E OFETUESVE 

PERSONELI

  • Të jetë i regjistruar si entitet legal në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.

PROFILI I OPERATORIT EKONOMIK

  • Të demonstrohet aftësia që ka kompania për përmbushjen e kërkesave nga organizata.
  • Të demonstrojë kualitet të produkteve të cilat përmbajnë. 

DETYRAT E KERKUARA NE KETE SHPALLJE

  • Përzgjedhja e ushqimeve dhe artikujve për pako
  • Përgaditja e 450 pakove me ushqimet dhe artikujt e zgjedhur
  • Shperndarja e pakove në shkolla në 7 komuna: 6 shkolla në Prishtinë; 5 shkolla në Gjakovë, 2 shkolla në Prizren, 2 shkolla në Gjilan, 2 shkolla në Podujevë, 2 shkolla në Shtime, dhe 1 shkollë në Obiliq.

Ofertuesit se bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për të gjitha aktivitetet më lartë
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro, përfshirë T.VS.H.

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohorë i ditëve të nevojshme të punës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Ofertat dhe dokumentacioni i kërkuar duhet te dorezohen fizikisht me zarf ne zyrat e ADEC & EDUTASK Kompleksi Avalla B1/3 Prishtinë, 10000, Republika e Kosoves. Zarfat duhet të jetë i mbyllur dhe në të të shkruaje:

  1. Adresën dhe vendin e paraqitjes për kuotimin e çmimeve;
  2. Numrin e prokurimit;
  3. Fjalët "Mos e hap përpara dates 25.09.2020 ora 16.00 dhe
  4. Emrin dhe adresën e tenderuesit.