Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Siguri

1505443 855405737811434 5309633991736628082 n
Banka Ekonomike
Publikuar më
10/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

  • Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Siguri të informacionit (1 vend pune)
  • Departamenti për Siguri të Informacionit dhe Vazhdimësi të Biznesit
  • Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Identifikon dhe vlerëson aktivitetet e përpunimit të të dhënave të kompanisë në sistemet e bankës;

  • Ofron këshilla dhe udhëzime se si të bëhen vlerësimet e ndikimit në mbrojtjen e të dhënave në sistemet e bankës;
  • Monitoron politikat dhe procedurat e Departamentit në kuadër të administrimit të të dhënave brenda kompanisë;
  • Monitoron konfigurimet e sistemeve ku ruhen te dhënat dhe informacionet;
  • Kryen vlerësime te rrezikut per te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi;
  • Implementon sisteme/aplikacione mbrojtëse per te minimizuar rrjedhjen e informacionit;
  • Menaxhon me sistemet e bankës per mbrojtjen e te dhënave dhe informacionit;
  • Mban  shënimet për të gjitha aktivitetet e përpunimit të të dhënave të bëra nga kompania;
  • Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtjen e (ISMS) information security system management;
  • Kryen kontrolle me vetiniciativë, ka të drejtë të konsultojë, të heq, të transkriptojë ose të kopjojë të dhëna personale të cilat i ndesh gjatë kontrolleve në harmoni me dispozitat ligjore;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet;

  • Inxhinieri Kompjuterike apo Shkenca Kompjuterike;
  • Përvoja në fushë apo certifikimet e fushës të preferuara;
  • Kuptimi i teknologjisë aktuale dhe trendet rregullative financiare që ndikojnë në programet e sistemeve të informacionit;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Njohja e punës me kompjuterë;
  • Aftësi të komunikimit.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë 16 Korrik  2020 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Apliko online.

Listime të ngjashme

10/08/2020
07/08/2020
07/08/2020