
- 1 listim aktiv (shiko)
Përshkrimi
N.P.”Ngrohtorja e Qytetit”SH.A.Gjakovë në bazë të Ligjit të punës Nr. 03/L-212, Neni 8 dhe 16 i shpallur në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 90 / 01 DHJETOR 2010, si dhe në bazë të Udhëzimit Administativ ( MPMS ) NR. 07/2017 për Rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, shpallë këtë:
KONKURS
Pozita e punës – Teknik/Mirëmbajtës i Elektrikës (Praktikant për periudhën 6 mujore).
Detyrat, përgjegjësitë dhe Autoritetet
- Angazhohet gjatë realizimit të punimeve në impiantin e Kogjenerimit.
- Merr pjesë në trajnimet e organizuara për punën e kaldaja dhe sistemit SCADA.
- Asiston teknikët dhe elektricistin gjatë punës së tyre të përditshme sipas orarit të caktuar.
- Përgatitët për të marrë përgjegjësitë pas zbatimit të projektit të Kogjenerimit.
- Për punën e tij drejtpërdrejt i përgjigjet Udhëheqësit të Prodhimit.
Kualifikimi dhe aftësitë:
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV
- Te posedoj së paku diplomën e shkollës së mesme( teknike/gjimnaz)
- Vërtetim mbi përvojën në punë si dhe dëshmi të tjera në bazë të kualifikimit dhe eksperiencës.
- Përvojë së paku 2 vjeqare në profesion.(E preferueshme)
- Certifikata që nuk është në hetime për ndonjë vepër penale.(jo më e vjetër se 6 muaj).
Kërkesat shtesë:
- Të ketë aftësi dhe të jetë bashkëpuntor i mirë,
- Të jetë person me integritet dhe besueshmëri në punë.
- E preferueshme përvoja e punës e mëhershme në Ndërmarrjet që zhvillojnë aktivitet të ngjajshëm.
- E preferueshme njohja e gjuhës angleze.
- Të posedojë dëshmi të trajnimeve profesionale (e preferueshme).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, prej datës 21.10.2020 deri me datën 04.11.2020 në 16.00h.
Testimi dhe intervistat mbahen në lokalet e ndërmarrjes pas përfundimit të afatit të konkursit. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me shkrim përmes E-mail adresës së shënuarnë CV.
Dokumentacionet e kompletuara dorëzohen në N.P. ”Ngrohtorja e Qytetit”SH.A. Gjakovë, Rr ”Tirana” p.n.
Vërejtje: Aplikacionet e pa kompletuara sipas kritereve të konkursit do të anulohen dhe nuk do të shqyrtohen.