Teknik/e për Mirëmbajtjen e rrjetit të Kanalizimit

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini SHA
Publikuar
28/02/2022
Skadon
11/03/2022
Lokacioni
Pejë
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0712017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. publikon këtë :

KONKURS

Pozita: Teknik për Mirëmbajtjen e rrjetit të Kanalizimit
Ekzekutues:1 (Një) NJO Pejë
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore ), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit .

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Te zbatojë me korrektësi dhe përgjegjësi disiplinën në punë dhe zbatimin e detyrave të ngarkuara
  • Te mos kundërshtojë dhe zbatoje, brenda kritereve të caktuara, të gjitha detyrat ditore që mund ti ngarkohen nga Menaxheri Operativ, brenda profesionit te tij, duke raportuar për realizimin e tyre para eprorit qe i ngarkon ketë detyre konkrete.
  • Te zbatoje ne çdo kohe, me korrektësi te plote, rregullat e caktuara për masat € sigurimit teknik ne pune, duke mbajtur përgjegjësi për shkeljen e tyre.
  • Për çdo problem qe mund ti linde gjate zbatimit te detyrës, është i detyruar te njoftoje Menaxherin Operativë.
  • Të planifikoj dhe sistemoj punëtoret ne grupe të mirëmbajtjes dhe riparimeve.
  • Të zbaton planifikimin sipas planit për mirëmbajtje sistematike te rrjetit.
  • Organizon Mirëmbajtjen e pajisjeve motorike.
  • Është përgjegjës për disiplinën ne punë bazuar ne kodin e punës dhe është përgjegjës për sigurinë e punëtoreve ne sektorin e vetë dhe të publikut.
  • Është përgjegjës për ruajtjen dhe përdorimin e duhur te makinerive, pajisjeve dhe veglave te Kompanisë.
  • Përveç detyrave të mësipërme përgjegjësi i sektorit te kanalizimit raporton dhe përpilon raportin sipas formës te gatshme nga kompania kryen edhe detyra të tjera qe mund ti caktohen.
  • Është përgjegjës për kualitetin dhe saktësin e punëve te kryera.

Kërkesat/Kualifikimet Profesionale:

  • Diploma e Shkollës së mesme
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime
  • Dëshmi për përvojën e punës,

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU. “Hidrodrini Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Web — faqen “ Hidrodrini” Sh. A.  hidrodrini.com

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët. Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës).

Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen .

KRU “Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Shpalljet e ngjashme

Teknik/e i/e farmacisë   Rahovec e re
22/05/2022
Infermier/e (12)   Rahovec e re
22/05/2022
Biblotekist/e   Istog e re
22/05/2022
Sekretar/e i/e Shkollës   Pejë e re
22/05/2022