Teknik/e medicinal/e (2)

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Komuna e Suharekës
Publikuar më
19/11/2020
Qyteti
Suharekë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Me datë 18.11.2020

Në bazë të nenit 8 të pika 1 dhev 2 Ligjit të punës Nr- 034L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës O1- Nr- 016-55599 datë : 17.11.2020 , Drejtoresha e Drejtorisë shpallë këtë:

KONKURS

1. Një teknik/e medicinal (infermier ) në QKMF-në Suharekë me kohë të pa caktuar
2. Një teknik/e medicinal (infermier ) në QKMF- në Suharekë me kohë të caktuar 6 muaj me mundësi vazhdimi

Numri i Referencës: 06- Nr-1534

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës : për pozitën 1 dhe 2

  • Të ofroj ndihmën e parë dhe kujdesin tekniko fizik për pacientët
  • Regjistrimi i te dhenave ne librin e protokollit dhe fletëzën kompjuterike
  • Sigurimi i përkrahjes për pacientët
  • Ekzaminimi dhe performanca në shërimin e pacientëve
  • Dhënia e terapisë dhe këshillave për pacientët.
  • Respektimi i orarit të punës
  • Respektimi i kritereve etike dhe profesionale në punë
  • Dhe punët tjera të dhëna nga udhëheqësi konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi .

Orari i punës: I Plotë:
Koeficienti sipas listës së pagës H-68,H- 37711
Kohëzgjatje e kontratës: Gjasht (6) muaj punë provuese me mundësi vazhdimi.

Dokumentet e nevojshme:

  • Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer
  • Vërtetimin mbi praktikën profesionale — përvojën
  • Çertifikatën e lindjës
  • Fotokopjen e Letërnjoftimit
  • Çertifikatën e gjendjës shëndetësore
  • Licenca e punës
  • Certifikatën që ndaj tijf asaj nuk zbatohen hetimet

Komuna e Suharekës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato qe arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Të interesuarit formularin e kërkesës për punësim mund t'a marrin në Drejtorinë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (të Parku i qytetit )në Suharekë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas shpalljes në mjetet e përditshme informative.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

27/11/2020
Personel Teknik (2)   Ferizaj
27/11/2020
26/11/2020