Teknik/e laborant mjekësor, Personel Teknik

komuna obiliq 1 e1558652436109
Komuna e Obiliqit
Publikuar më
23/09/2020
Qyteti
Obiliq
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të Ligjit të punës nr.03/L-212 neni 8, pika 1 dhe 2, Ligjit të shëndetësis 04/L-125, neni 3, të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 dhe statutit të QKMF-së, Drejtoria e DSHMS, me datë 22.09.2020 shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës me orar të plotë:

  1. Teknik laborant mjekësor 1 pozitë,
  2. Personel teknik-Pastrues 1 pozitë,

Vendi i punës: QKMF, QMF, AMF - Obiliq.

Kushtet profesionale:

I-Teknik laborant mjekësor- një pozitë
Koeficienti: H-59
Lloji dhe vendi i punës: i karrierës.
Periudhë provuese 6 muaj me mundësi vazhdimi, orari i plotë .

Kushtet profesionale :

  1. përgatitja e mesme
  2. profesioni- Teknik Laborant mjekësor, biologji, kimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punon analizat Laboratorike në lëmin e hematologjisë dhe biokimisë,
  • bën pregaditjen për sterilizimin e instrumenteve të nevojshme laboratorike për marrjen e materialit laboratorik nga pacientët,
  • kryen sterilizimin e mjeteve laboratorike,
  • bën regjistrimin, klasifikimin, pagesat dhe shpërndarjen e rezultateve laboratorike, sipas udhëzimit mjekësor nga mjekët specialistë merr material edhe në shtëpi të pacientëve,
  • kujdeset për përdorimin e inventarit dhe pajisjeve mjekësore në mënyrë të rregullt dhe përgjigjet për gjendjen e tyre,
  • regjistron materialin e marrë në formular,
  • mbanë në mënyrë të rregullt dokumentacionin mjekësor,
  • merr pjesë në aktivitetet e EVP në mënyrë që të freskojë dhe avancojë njohuritë dhe standardet e punës së laborantit,
  • kryen edhe punët tjera të Laboratorit sipas urdhrit të shefit të sektorit Diagnostikues dhe Laborantit Përgjegjës,
  • për punën e vetë i përgjigjet Laborantit Përgjegjës të njësisë së Laboratorit

Njohuritë, Aftësitë dhe Zotësitë:

  • Respektimi i dinjitetit në paraqitje
  • Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin
  • Respektimi i kodit të veshjes uniformë të institucionit
  • Gatishmëri për aftësim të mëtutjeshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnime dhe punëtori, që mendohen si të dobishme për ngritjen profestonale dhe mbështetjen e institucionit.

Të gjithë të interesuarit për konkurrim janë të obliguar të sjeliin dokumentacionin e nevojshëm dhe valid:

  1. Kërkesën,
  2. Licencën e punës,
  3. Dokumentin e identifikimit,
  4. Diplomën e shkollimit,
  5. Vërtetimin nga Gjykata që dëshinon që nuk ka ndonjë procedurë hetimore,
  6. Certifikata e gjendjes shëndetësore.

Vërejtje: Dokumentacioni i cili i bashkëngjitet aplikacionit duhet të jetë kopje i nostrifikuar- saktësuar.

II. Personel teknik-Pastrues 1 pozitë,
Koeficienti: H-74
Lloji dhe vendi i punës: i karrierës.
Periudhë provuese 6 muaj me mundësi vazhdimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kujdeset për pastrimin e Objelctit të QKMF-së dhe objekteve tjera shëndetësore.
  • T’i përgjigjet çdo ftese sipas nevojës të porositësit të shërbimeve për punë në QKMF dhe sipas nevoje në Objektet tjera shëndetësore.
  • Pastrimi i dritareve, dyerve, tarasave (ballkonet)
  • Të njoftojë me kohë porositësin e shërbimeve për mungesën e paisjeve dhe materialit higjieno-Sanitare;
  • Si dhe shërbime të tjera që rrjedhin nga natyra e punës së pastrueses.
  • Mirëmbajtja e përgjithshme e objektit dhe sigurimi i nivelit të lartë të pastertisë në të gjitha hapësirat e objektit/objekteve të Institucionit.
  • Kujdesi dhe mbajtja e pastertisë në sallat e iigjeratave, laboratoreve, pastrimin e rregullt të hapsirës.
  • Kujdesi dhe mbajtja e pastërtisë në lë gjitha ordinancat e punës, duke përfshirë pastrimin e iregullt të tyre dhe inventarit.
  • Kujdesi dhe mbajtja e pastertisë ditore të nyjeve sanitare Kujdesi i rregullt ndaj luleve mbrenda dhe jashtë objektit/Objekteve të lnstitucionit.
  • Si dhe shërbime të tjera që rrjedhin nga natyra e punës.

Njohurite, Aftësitë dhe Zotësitë:

  • Respektimi i dinjitetit në paraqitje
  • Aftësi shumë të mira komunikuese me palët dhe stafin
  • Respektimi i kodit të veshjes uniformë të institucionit

Kushtet për punësim:

  • Së paku të kete të kryer shkollën fillore;
  • Të mos jetë i/e ndjekur penalisht.

Te gjithë të interesuarit për konkurrim janë të obliguar të sjcllin dokumcntaeionin c nevojshëm dhe valit:

Dokumentacioni i nevojshëm;

  • Kopja e dokumentacionit të kuaIifikimit(diploma e shkollës fillore) e nostrifikuar.
  • Kopja e letërnjoftimit,
  • Certifikata e lindjes apo ekstrakti i lindjes,
  • Dëshmi që nuk jeni i ndjekur penalisht.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Data e shpalljes së konkursit 22.09.2019 deri më 06.10.2019.

Kërkesa për konkurrim merret dhe dorëzohet në zyrën pritëse në objektin e Komunës, Obiliq (nga ora 8:00 - 15:30) Rruga “ Hasan Prishtina “ 15000.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Moter/Teknik Medicional (3)   Novobërdë e re
27/10/2020
Punëtor/e Teknik/e   Gjakovë
22/10/2020
Arsimtar/e (3)   Viti
21/10/2020