Teknik/e Laborant/e Mjekësor

64x64 prizren logo
QKMF Prizren
Publikuar më
27/01/2021
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe kërkesës se Drejtorisë së Shëndetësisë të dt: 15.12.2020, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Shëndetësi-QKMF

  • Titulli i pozitës së punës: Teknik Laborant Mjekësor
  • Njësia: Laboratori I QKMF-së dhe QMF-së
  • Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
  • Koeficienti: 5.40
  • Numri i ekzekutuesve: 1 (një)

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • E pranon, evidenton, e informon dhe triazhon pacientin;
  • Kryen marrjen e materialit për përpunim laboratorik;
  • I përpunon analizat laboratorike përmes pajisjeve mjekësore laboratorike;
  • Pas përfundimit të të gjitha procedurave, evidenton rezultatin;
  • Njofton pacientin me rezultatin përfundimtar laboratorik;
  • Mban në mënyrë të rregullt dokumentacionin mjekësor dhe dokumentacionet e tjera;
  • Raporton për shërbimet e kryera dhe bashkëpagesat e mbledhura;
  • Për punën e tij/saj i përgjigjet; laborantit kryesor, shefit të laboratorit të QKMF-së.

Kushtet:

  • Fakulteti ose shkolla e mesme - drejtimi teknik laborant mjekësor
  • Licenca e punës
  • Përvoja e punës (e dëshirueshme)

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi për të komunikuar si verbalisht ashtu edhe me shkrim,
  • Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
  • Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Çertifikata e lindjes
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e Shkollës së mesme (kopja e vërtetuar)
  • Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshmi penaliteti).

Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim fillon nga data 27.01.2021 deri më datën 10.02.2021 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e  konkursit. Aplikimet  e dorëzuara pas afatit të parashikuar nuk pranohen dhe aplikimet me mangësi refuzohen. Udhëzime për aplikimin: Kërkesa (Aplikimi) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ si dhe në https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=2 . Pas plotësimit sipas çdo pike të aplikimitt, bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë tek adresa jonë: në sportelin e pranimit në objektin e administrates komunale në Komunën e Prizrenit, rr.“Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Aplikimett e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve. Konkursi është I barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashikohet nga Ligjislacionin në fuqi.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Listime të ngjashme

01/03/2021
26/02/2021
26/02/2021
25/02/2021
Vozitës/e (2)   Kamenicë
25/02/2021