Teknik/e Laborant/e

komuna malisheve e1558789653457
QKMF Malishevë
Publikuar më
27/03/2021
Qyteti
Malishevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr: 03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 Komuna e Malishevës - QKMF “dr. Shpëtim Robaj” shpall:

KONKURS
PËR PLOTSIMIN E VENDEVE TË PUNËS.

Titulli i vendit të punës: Teknik/e i /e Laborant në QMF- Kijevë.

  • 1 pozitë e lirë

Institucioni: Komuna e Malishevës
Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe mirëqenie Sociale- QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave (1) një
Titulli i mbikëqyrësit Drejtori i QKMF-së
Grada/ Koeficienti 5.4- H-58
Kohëzgjatja e emërimit Me kohë të pa caktuar
Periudha provuese  Gjashtë (6) muaj

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë për të
  • Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale.
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit

Detyrat dhe përgjegjësitë për Teknik/e i/e Laborantit/es

  • Kryen punët rreth marrjes së mostrave hematologjike prej pacienteve
  • Kryen punët rreth regjistrimit, klasifikimit dhe shpërndarjes së rezultateve laboratorike .
  • Kryen edhe punë tjera të laboratorit sipas urdhërit të shefit të
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit dhe Kryeinfermierit/es.

Dokumentet e nevojshme:

  • Bachellor ose shkollën e mesme të Mjekësisë- Dega Laborant mjekësor.
  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale (CV)
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHTI
  • Licencën e punës, (kopje)
  • Certifikatën e lindjes,
  • Certifikatën që nuk është nënë hetime ose i dënuar, (Origjinali).
  • Letërnjoftimin të fotokopjuar .
  • Certifikatën e mjekut për punë (pas përzgjedhjes nga komisioni)
  • Përvoja e punës (e dëshirueshme)

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë.

Aplikacionet dorëzohen nga data 26.03.2021 deri me dt: 12.04.2021 Aplikacionet merren dhe dorëzohen ne zyrën e personelit ne QKMF (ditëve të punës prej: 07 deri ora 15).

 Rezultatet shpallen në linkun: http://konkursi.rks-gov.net

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.

Listime të ngjashme

Punëtor/e Teknik/e   Shtime e re
14/04/2021
Teknik/e i/e pylltarisë   Shtërpcë
12/04/2021
12/04/2021
09/04/2021