Teknik/e Laborant (2)

vushtrri
QKMF Vushtrri
Publikuar më
15/10/2020
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr.765 të datës 12.10.2020, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
  • Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
  • Titulli i vendit të punës: Teknik Laborant në QKMF– Vushtrri.
  • Numri i pozitave: Dy (2);
  • Titulli i mbikëqyrësit: Kryelaboranti në QKMF Vushtrri;
  • Grada/Koeficienti: 5.4 - H59;
  • Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
  • Periudha e punës provuese: Gjashtë (6) muaj;
  • Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Kryejnë punët rreth marrjes së mostrave hematologjike prej pacientëve.
  • Kryejnë punët rreth regjistrimit, klasifikimit, dhe shpërndarjes së rezultateve
  • Kryejn edhe punët tjera të laborantit sipas urdhrit të shefit të Sektorit të Diagnostikës dhe Kryelaborantit.
  • Për punën e vetë i përgjigjet Kryelaborantit të njësisë së

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë - Dega Teknik Laborant;
  • Licenca e Punës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e Shkollës së Mesme të Mjekësisë- Dega Teknik Laborant (kopje);
  • Dëshminë se nuk është nën hetime (kopje);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 16.10.2020 deri 30.10.2020.

Paraqitja e kërkesave

Tё gjithë kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.

Të gjitha dokumentet të dorëzohen të kopjuara. Dokumentacioni nuk kthehet.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme

Asistent/e   Prishtinë e re
29/10/2020
Sekretar/e   Prishtinë e re
29/10/2020
29/10/2020
27/10/2020