Teknik/e i Pylltarisë për Mbrojtje dhe Monitorim (2)

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
28/07/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Mjedis  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 79 dhe 80, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit shpall:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Titulli i vendit të punës: Teknik i Pylltarisë për Mbrojtje dhe Monitorim
Institucioni: Komuna e Gjilanit
Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për bujqësi dhe pylltari
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Numri i pozitave: (2) dy
Titulli i mbikëqyresit: Shefi i sektorit
Grada/Kofeficienti: 5.5
Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon kryerjen e punëve dhe të dhënave të pranuara nga rojet e pyllit
  • Kontrollimin e prerjeve, rrallimin dhe prerjet fitosanitare
  • Udhëheqë librin e dëmeve të pyjeve dhe bën llogaritjen e dëmit të shkaktuar
  • Bën dorëzimin e të dhënave nga terreni për shefin e sektorit të pyjeve
  • Kontrollon vendosjen e rendit pyjor
  • Bën reduktimin e trungjeve në pyjet e ulta në pronë shtetërore dhe private
  • Harton gjendjen periodike dhe vjetore të punëve të kryera dhe të njëjtat i dorëzon te shefi i sektorit të pylltarisë
  • Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Shkolla e mesme;
  • 2 vite përvojë pune;
  • Të jetë i gatshëm të punoj nën presion;

Zbatohet periudha provuese në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve konform nenit 70, paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të LZP nr.06/L-114.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (fotokopje) si vijon:

  1. Dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar
  2. Dëshmi mbi përvojën e punës
  3. Dokumentin e identifikimit
  4. Çertifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale
  5. Çertifikatën mjekësore (Për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese e njëjta do të kërkohet vetëm nga kandidati më i suksesshëm)

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 28.07.2021 deri me 11.08.2021.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve fotokopje, nuk kthehen. Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/