
Përshkrimi
Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në 2022-05-27 shpall vendë të lirë pune për këtë pozicion:
Teknik i Operimeve
Lokacioni dhe numri i pozitës: Prishtinë (5), Pejë (8), Mitrovicë (1), Ferizaj (4), Gjilan (2), Gjakovë (2)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
- Angazhohet në arritjen e objektivave të Departamentit;
- Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të Sigurisë dhe Shëndetit të Punë;
- Reagon konform rregulloreve në rast të ndonjë keqpërdorimi apo parregullsisë në terren;
- Realizon pllombimin e njehsorëve gjatë shkyçjes dhe ndërrimit të njehsorëve;
- Kryen leximin e saktë të pikave matëse të caktuara për konsumatorët përkatës;
Identifikon konsumatorët e paligjshëm që janë kyçur në rrjetin e KEDS duke i shkyçur dhe raportuar ata; - Shpërndan faturat e energjisë elektrike në kohë te konsumatorët;
- Raporton për aktivitetet e kryera ditore;
- Realizon të gjitha shkyçjet, leximet dhe ndërrimet e njehsorëve sipas listës së dhënë;
- Kryen edhe punë tjera sipas nevojave të Departamentit.
Kërkesat dhe kualifikimet :
- Shkollë e Mesme, drejtimi: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike;
- Minimum 2 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
- Njohuri për karakteristikat e pajisjeve për leximin e njehsorëve, ndërrimet e njehsorëve, shkyçjeve, etj;
- Shkathtësi për të punuar në ekip dhe nën presion;
- Aftësi të mira të shërbimit të klientit;
- Aftësi të mira analitike dhe të mbajtjes së shënimeve;
- Certifikata që dëshmojnë trajnime nga lëmi të ngjashme janë përparësi;
- Njohuri të mira të paketës së MS Office.
Si të aplikoni ?
Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV-në;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura;
Shënime të rëndësishme :
KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.