Teknik/e i/e Operimeve

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Publikuar
25/05/2022
Skadon
08/06/2022
Lokacioni
Mitrovicë
Kategoria
Energji  
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në 2022-05-27 shpall vendë të lirë pune për këtë pozicion:

Teknik i Operimeve

Lokacioni dhe numri i pozitës: Prishtinë (5), Pejë (8), Mitrovicë (1), Ferizaj (4), Gjilan (2), Gjakovë (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :

  • Angazhohet në arritjen e objektivave të Departamentit;
  • Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të Sigurisë dhe Shëndetit të Punë;
  • Reagon konform rregulloreve në rast të ndonjë keqpërdorimi apo parregullsisë në terren;
  • Realizon pllombimin e njehsorëve gjatë shkyçjes dhe ndërrimit të njehsorëve;
  • Kryen leximin e saktë të pikave matëse të caktuara për konsumatorët përkatës;
    Identifikon konsumatorët e paligjshëm që janë kyçur në rrjetin e KEDS duke i shkyçur dhe raportuar ata;
  • Shpërndan faturat e energjisë elektrike në kohë te konsumatorët;
  • Raporton për aktivitetet e kryera ditore;
  • Realizon të gjitha shkyçjet, leximet dhe ndërrimet e njehsorëve sipas listës së dhënë;
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojave të Departamentit.

Kërkesat dhe kualifikimet :

  • Shkollë e Mesme, drejtimi: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike;
  • Minimum 2 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Njohuri për karakteristikat e pajisjeve për leximin e njehsorëve, ndërrimet e njehsorëve, shkyçjeve, etj;
  • Shkathtësi për të punuar në ekip dhe nën presion;
  • Aftësi të mira të shërbimit të klientit;
  • Aftësi të mira analitike dhe të mbajtjes së shënimeve;
  • Certifikata që dëshmojnë trajnime nga lëmi të ngjashme janë përparësi;
  • Njohuri të mira të paketës së MS Office.

Si të aplikoni ?

Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :

Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;

Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura;

Shënime të rëndësishme :

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shpalljet e ngjashme