
Përshkrimi
Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, Neni 8 paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, dhe Neni 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komuna e Kamenicës shpall:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
- lnstitucioni: Komuna e Kamenicës;
- Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
- Titulli i vendit te punës: Teknik i lnfermierisë në QKMF—.
- Numri i pozitave: (3) Tri
- Mbikëqyrësi: Kryeinferinier në QKMF Kamenicë;
- Grada/Koeficienti: 4.8
- Kohëzgjatja e emërimit: Ne kohë te pacaktuar;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranon dhe triazhon pacientet ne QKMf;
- Përgatitë pacientët për vizitë mjekesore;
- Kryen punet administrative shendetësore;
- Pergjigjet per participimin e pacienteve;
- Kryen sipas nevojes punet e kartotekës, intervencës, patronazhit, terrenit dhe edukimit;
- Bënë aplikimin e terapise si dhe perejelljen e shenjave vitale gjate kohës së transportit të pacienteve;
- Bënë bartjen e pacienteve prej shërbimit deri në ambulance dhe anasjelltas;
- Sipas urdhrit te Shefit te Mjekësise Familjare kryen edhe pune te tjera;
- Per punën e vete i përgjigjet kryeinfermierit dhe shefit te sektorit të Mjekesisë Familjare;
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:
- Diplome e Shkolles se Mesme te Mjekësisë-Dega Infermieri e Pérgjithshme;
- Te ketë Licencën e punes.
Dokumentet e nevojshme:
- Ekstrakti i lindjes (kopje);
- Diploma Baqelor i Infermierise se Pergjithshine ose Diploma e Shkolles se Mesme të Mjekësisë- Dega Infermieri e Përgjithshme (kopje);
- Dëshmia se nuk është i denuar dhe nën hetime (kopje);
Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).
Afati dhe mënyra e aplikimit:
konkursi mbetet i hapur 13 ditë kalendarike nga dita e publikimit, aplikacionet dorëzohen nga data 08.02.2021 deri më 20.02.2021
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, dhe në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës, dhe të plotësuarat dorëzohen në zyrën e pranimit në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Kamenicë .
Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/
-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.