Teknik/e i/e dhëmbëve (2)

64x64 gjilan komuna
Komuna e Gjilanit
Publikuar më
22/01/2021
Qyteti
Gjilan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e Gjilanit shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

Titulli i vendit të punës: Teknik/e i/e dhëmbëve

-Teknik/e i/ e dhëmbëve në QKMF, “Dr. Nagip Rexhepi”- Gjilan

  • Institucioni: Komuna e Gjilanit
  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i pozitave: (2) dy
  • Titulli i mbikqyrësit: Kryeinfermierja e shërbimit stomatologjik në QKMF
  • Grada/Koeficienti: 4.8
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veqanta për pranimin e zyrtarëve publik: 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Detyrat dhe përgjegjësitë për infermier/e i/e të përgjithshme

  • Kujdeset për pranimin dhe harxhimin e materialit për rregullimin e protezave mobile
  • Bënë shkrirjen e masës të marrë nga doktori stomatolog
  • Bënë proteza parciale dhe totale sipas preferencës të specialistit përkatës
  • Bënë punimin e lugës individuale, vendosjen e bedemave të kafshimit, radhitjen e dhëmbëve
  • Bënë zierjen dhe përpunimin final të protezës
  • Bënë reperaturën e protezave të dëmtuara sipas referimit të stomatologut përkatës
  • Bënë vendosjen e dhëmbëve që mungojnë në protezën totale dhe parciale
  • Kontribon në mirëmbajtjen e vendit të punës
  • Bënë konsultime me doktorin stomatolog rreth punës finale
  • Merr pjesë në ngritje profesionale në fushën e caktuar (seminare, trajnime dhe konferenca)
  • Bashkëpunon ngushtë me kolege të tjerë teknik
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdhrit të kryeinfermierës, shefit dhe të drejtorit

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve: 

  • Të ketë kryer shkollën e mesme të mjekësisë - Drejtimi Teknik i dhëmbëve
  • Të jetë i regjistruar dhe licensuar në MSH
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Leternjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licensës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ). 

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Aplikacionet dorëzohen nga data 22.01.2021 deri më 05.02.2021, (Ora: 16:00) 

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, në ndërtesën e administratës së përgjithshme së Gjilanit, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen. 

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

15/01/2021
Senior Android Developer   Prishtinë
06/01/2021
03/01/2021