Tech Boost: programi për përgatitjen e bizneseve startup

64x64 ick kosovo1 150x150 1
Innovation Centre Kosovo
Publikuar më
17/09/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

I financuar nga European Fund for Southeast Europe (EFSE) Entrepreneurship Academy, programi rajonal “Tech Boost” vjen në bashkëpunim me “Startup Wise Guys” – ndër akseleratorët më të fuqishëm në Europe dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) si partner i programit në Republikën e Kosovës.

Procesi i shndërrimit të idesë në biznes të qëndrueshëm, është ndër sfidat më të mëdha të një ndërmarrësi të ri. Programi “Tech Boost” është i dizajnuar të ndërmjetësojë këtë process për themeluesit e kompanive në periudhat e hershme dhe t’i përgatisë ata për investime. Programi në fjalë zbatohet në shtetet e Ballkanit Perendimor dhe fillon në fund të Shtatorit 2020. Aplikimet për bizneset startup nga Kosova, mbyllen më 20 Shtator.

Për më shumë informata dhe aplikim online, klikoni këtu.

Tech Boost përfshinë programin edukues 8-javor (online), mentorime individuale për ndërmarrësit nga ekspertët e “Startup Wise Guys” si dhe kampin intenziv 3-ditor “Startup Bootcamp” me të gjitha bizneset e përzgjedhura.

Ky program synon të përfshijë themeluesit e bizneseve të reja (dhe në faza të hershme të zhvillimit), të cilët janë të gatshëm të përkushtojnë kohën për përparim të mëtutjeshëm në tregun rajonal dhe atë ndërkombëtar.

ICK ju bënë thirrje bizneseve startup dhe ndërmarrësve të rinj që t’a shfrytëzojnë këtë mundësi, të përfitojnë nga përvoja e ekspertëve të përzgjedhur vendor e ndërkombëtar dhe të përgatisin bizneset për investime dhe shtrirje globale.

⇒ Linku direkt.

Listime të ngjashme

26/11/2020
Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë
23/11/2020