Suport i klientëve (3)

velanis 1 e1617796168590
Velanis Kosova sh.a.
Publikuar më
01/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Titulli: Suport i klientëve
Kompania: Velanis Kosova sh.a
Orari: 08.00 - 20.00 / 2 shifts
Afati i aplikimit: 30 dite
Pozita te lira: 3

Velanis Kosova është një kompani e fokusuar në industrinë e financave dhe teknologjisë e cila po funksionon dhe po i zhvillon veprimtaritë e saja në Republikën e Kosovës.

Velanis Kosova sh.a. shpallë konkurs pune për këtë pozitë: Suport i klientëve

Përshkrimi i punës:

  • Ofron mbështetje për klientët përmes postës elektronike, bisedës së drejtpërdrejtë dhe komunikimit në live chat.
  • Ofron zgjidhje për problemet e klientëve dhe sigurohet që ata të kenë mbështetjen e duhur teknike.
  • Ofron mbështetje për departamentin e shitjeve.
  • Sigurohet që të gjitha kërkesat e klientit të përpunohen në kohë e pa vonesa.
  • Ofron mbështetje cilesore për klientët gjatë fazave të hapjes së llogarisë, si dhe gjatë gjithë ekzistencës së llogarive individuale e biznesore.

Kërkesat dhe përvoja e nevojshme:

  • Përvoja e mëparshme e punës në një pozite të ngjashme është avantazh, posaçerisht nëse kjo përvojë është krijuar në cilësinë e mbështetjes së klientëve në industritë teknologjike ose bankare.
  • Rrjedhshmëria komunikuese biznesore në gjuhën shqipe (aftësi të shkruara dhe verbale).
  • Rrjedhshmëria komunikuese biznesore në gjuhën gjermane (aftësi të shkruara dhe verbale) - e detyrueshme vetem per njeren nga pozitat e hapura.
  • Njohja e ndonjërës nga gjuhet e huaja (Anglisht, Gjermanisht, dhe Frengjisht) poashtu konsiderohet avantazh për aplikuesin/en.
  • Menaxhimi mirë i kohës.
  • Aftësia të menaxhimit të prioriteteve.
  • Iniciativa për t'u përgjigjur menjëherë në mënyrë profesionale.
  • Gadishmëria për të punuar në orar fleksibil.

Benefitet:

  • Pagë konkurruese sipas tregut të Kosoves, e bazuar në përvojën dhe aftësinë e aplikuesit/es.
  • Mundesi e mirë avancimi brenda kompanisë, posaçërisht në departmentin e shitjes dhe marketingut, e teknologjisë, por edhe në fusha tjera bazuar në aftesinë e dëshirën e aplikuesit/es.

Ju lutem dergoni CV-ne tuaj ne: info@velanis.ch

Listime të ngjashme

18/06/2021
18/06/2021
17/06/2021