Supervizor klinik për mbështetje të Komisionit Qeveritar

qkrmt krct 150x150 1
KRCT
Publikuar më
28/08/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) rishpallë:

Konkurs: Supervizor klinik për mbështetje të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ofron shërbime psikosociale dhe mjekësore për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe është e autorizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mbështetjen e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Statusi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, konstatohet nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, i përbërë nga nëntë anëtarë, mbështeturnga Sekretaria e Komisionit e përbërë nga tre anëtarë.

Me qëllim të mbështetjes së punës të anëtarëve të Komisionit qeveritar si dhe anëtarëve të Sekretarisë, ne do të kontraktojmë një mbikqyrës/supervizor klinik.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgaditja dhe realizimi i takimeve të rregullta individuale/grupore (së paku një herë në muaj) me anëtarët e komisionit dhe sekretarise
  • Diskutimi dhe reflektimi për çështjet profesionale praktike, sfidave në shqyrtimin e lëndëve
  • Ofrimi i mbështetjes emocionalepër anëtarët e komisionit dhe këshillave specifike për punë me raste të veçanta dhe për ngritjen e performancës në raport me palët që intervistohen
  • Zhvillimi i teknikave dhe strategjive nëballafaqim me emocione të forta dhe parandalimi i djegies profesionale
  • Teknika relaksimi -trup/mendje
  • Promovimin e mirëqenjes psikologjike dhe rritjes së reziliencës për anëtarët e komisionit dhe sekretarisë

Te drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e më poshtme:

  • Të kenë të përfunduar studimet e larta në fushën e Shëndetit mendor (Psikologji dhe Psikiatri ) dhe të kenë licence për punë profesionale
  • Të kenë përgaditje specifike për supervizim si dhe përvojë në ofrimin e supervizimit
  • Të kenë shkathtësi komunikimi dhe ndërveprimi
  • Fleksibilitet dhe i/e orientuar në nevojat e anëtarëve te komisionit dhe sekretarisë

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Curriculum Vitae dhe dëshmi tjera për përvojën e mëparshme
  • Letër motivimi

Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në formë elektronike nëkëto dy adresa: info@krct.org dhe labinot.bala@rks-gov.net

Konkursi mbetet i hapur deri më 04 Shtator 2020,ndërkaq do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistim.

Listime të ngjashme