Subvencione per biznese per digjitalizim

kosovo logo gov square e1558603204655
KIESA
Publikuar më
06/07/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

THIRRJE - DIGJITALIZO BIZNESIN PËRMES INICIATIVËS PËR FUQIZIM DIGJITAL (DEI)

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) fton bizneset kosovare të bëhen pjesë e Iniciativës për Fuqizim Digjital (DEI) dhe të përfitojnë nga shërbimet për digjitalizim. Përmes DEI, KIESA synon të përkrahë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MNVM) drejt transformimit digjital me qëllim që të rrisin performancën, konkurrueshmërinë dhe qasjen në treg.

Shërbimet e digjitalizimit

Shërbimet e digjitalizimit të ofruara në kuadër të DEI përfshijnë në fazën e parë:

  • E-Commerce / Platformat e Shitjes Online
  • Marketing-un Digjital
  • Kontabiliteti Digjital dhe / ose HR
  • Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM) dhe Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjeve (ERP), dhe
  • Programe të ndryshme automatizimi dhe

Kush mund të aplikojë

MNVM-të nga të gjithë sektorët mund të bëhen pjesë e DEI dhe të përfitojnë nga shërbimet e ofruara për digjitalizim. Inkurajohen për aplikim ndërmarrjet që menaxhohen nga gratë, që vijnë nga zona të disavantazhuara, që ulin varfërinë, që promovojnë ekonomi të gjelbër, dhe ato që përfaqësojnë minorititetet.

Niveli i subvencioneve

Niveli i subvencioneve varet nga madhësia dhe qarkullimi i biznesi:

  • Deri në 80% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim <50,000 Euro
  • Deri në 70% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim 50,001 - 150,000 Euro
  • Deri në 60% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim 150,001 - 500,000 Euro
  • Deri në 50% subvencion për ndërmarrjet me qarkullim >500,001 Euro

Shuma maksimale e subvencionimit për shërbime të transformimit digjital është 3000 Euro.

Kushtet për aplikim

  • Biznesi është i formuar sipas ligjeve të Kosovës
  • Biznesi nuk ka borxhe të papaguara ndaj ATK-së

Mënyra e aplikimit

Formularin për të aplikuar e gjeni në uebfaqen e KIESA’s nën seksionin e shpalljeve. Formulari duhet të plotësohet dhe dorëzohet në mënyrë elektronike në adresën: sme.kiesa@rks-gov.net

Afati për aplikim është: 17 korrik 2020.

Iniciativa për Fuqizim Digjital përkrahet nga “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare – ACCESS”, projekt i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Formulari per aplikim dhe dokumentet relevante.

Listime të ngjashme