Stomatolog/e i/e praksës së përgjithshme

dragash logo min e1558652293568
QKMF Dragash
Publikuar më
22/07/2021
Qyteti
Dragash
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e Dragash-it shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

  • Titulli i vendit punës: Stomatolog i praksës përgjithshme: në QKMF “Adem Berisha”-Dragash
  • Institucioni: Komuna e Dragashit
  • Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i pozitave: (1) Një
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF Grada/Koeficienti: H-26
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publik:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e stomatologut

  • Kryen punët profesionale te ndërlidhura me shërbimin polivalent
  • Bene shërimin, kyretazhin si dhe ekstraksionin e dhëmbëve
  • Kryen te gjitha procedurat mjekuese urgjente : ndalja e dhimbjes, drenazhe, largimi i urës, incizione, referime për shërim , ekzaminim diagnostike shtese
  • Përshkruan barërat dhe përcjell gjendjen e
  • Përcjell edukimin e mjekeve dhe kuadrit te mesëm mjekësorë ne praktiken profesionale obligative
  • Bashkëpunon me profesionistet tjerë shëndetësorë

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë te kryer fakultetin e mjekësisë, drejtimi stomatologjisë i përgjithshëm
  • Licencën përkatëse te lëshuar nga organi kompetent

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Letërnjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licencës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentet duhet të jenë Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të rkohen në rastin e intervistimit. Si informata të sakta dhe të rteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat do të jenë shmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim(21/06/2021 deri me dt.22/07/2021), ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 22/07/2021. deri më 05.08.2021(15:30 h)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Zyren e Sherbmit të Personelit, në ndërtesën e administratës së përgjithshme Dragash, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

  • rkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
  • r shkak të numrit të madh të rkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Komuna e Dragashit | Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dragashit 22000 | Republika e Kosovës https://kk.rks-gov.net/Dragash/