Stomatolog/e i/e përgjithshëm/e

64x64 komuna e gjakoves logo
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
07/12/2020
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

  • Titulli i vendit të punës: Stomatolog/e i/e përgjithshëm/e në QMF – Skivjan
  • Institucioni: Komuna e Gjakovës
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave: (1) një
  • Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Shërbimit Stomatologjik
  • Grada/Koeficienti: 7.2
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Detyrat dhe përgjegjësitë për Stomatolog/e i/e përgjithshme

  • Kryen punët profesionale të ndërlidhur me shërbimin polivalent;
  • Bën shërimin, kiretazhin si dhe ekstrakcionin e dhëmbëve;
  • Kryen të gjitha procedurat mjekuese urgjente: ndalja e dhimbjes, drenazha, largimi i urës, incizone, referime për shërimi spitalore apo ekzaminime diagnostike shtesë;
  • Përshkruan barërat dhe e përcjellë gjendjen e pacientëve;
  • Është përgjegjës për plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit shëndetësor;
  • Përcjellë edukimin e mjekëve dhe të kuadrit të mesëm mjekësorë në praktikën profesionale obligative;
  • Bashkëpunon me profesionistët tjerë shëndetësor me qëllim të përbashkët ofrimin e shërbimit shëndetësore dhe jep kontributin e tij;
  • Është përgjegjës për manipulimin e drejtë dhe regullsinë e aparateve, të instrumenteve dhe kujdeset për gjendjen e ordinancës.
  • Është përgjegjës për  mbikëqyrjen  e  realizimit  të  procedurave  që  sigurojnë  punën  në kushte aseptike (dezinfektimin, sterilizimin) në ordinancën që punon, dhe sallën e operacionit;
  • Kryen edhe punët të tjera sipas urdhrit të shefit të njësisë me të cilët drejtë për së drejti bashkëpunon.
  • Sipas orarit dhe nevojave të institucionit kujdestaron natën, të dielave dhe gjatë festave shtetërore;
  • Respekton kodin e veshjes komform normave të etikës shëndetësore;
  • Ruan konfidencialitetin e pacientit;
  • Kryen dhe punë të tjera nga lëmia e tij përkatëse, dhe ne baze te nevojës së shërbimit ofron edhe shërbime polivalente stomatologjike në njësit organizative të QKMF – së.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë të kryer Fakultetin e mjekësisë, drejtimi stomatolog i përgjithshëm;
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent;
  • Njohja e punës me kompjuter e

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit;
  • Kopjen e licencës;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 07.12.2020 deri 21.12.2020 (16:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhesë në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

27/11/2020
Mësues/e   Pejë e re
26/11/2020
25/11/2020