
Përshkrimi
RN00008700
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 25/03/2022
Afati për aplikim: 26/04/2022 - 10/05/2022
Bazuar ne nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 06/L-114, neni 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-121, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës
- Një (1) Mjek të Stomatologjisë në QMF-Magure.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Bënë ekzaminimin e parë dhe të përsëritur të sëmurëve nga lëmija e shëndetit oral.
- Promovon edukimin shëndetësor oral
- Jep udhëzime me shkrim dhe gojë për trajtim të pacientit.
- Kujdeset për mjetet e punës.
- Kontrollon punën e asistentit/ës.
- Ordinon preparatet me florë për fëmijë dhe shtatzëna.
- Bënë mjekimin e dhëmbëve dhe nxjerrjen e tyre, si dhe heqjen e depozitimeve të forta dhe të buta nga dhëmbi.
- Shkruan terapinë për shërimin e infeksioneve të regjionit oral.
- Kryen diagnostikimin, nxjerrjen, shërimin, mbushjen dhe mbylljen e kanaleve të dhëmbëve.
- Jep udhëzime për intervenime të ndërlikuaratë stomatologu specialist ose klinikë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e karriges stomatologjike dhe pajisjeve përcjellëse të sajë.
- Mban evidence e furnizimit dhe të shpenzimit me material shpenzues stomatologjik.
- Në punë i asiston asistenti dhe tekniku i stomatologjisë.
- Kryen edhe punë tjera nga fusha e stomatologjisë nëpër punkte tjera shëndetësore në Lipjan, me kërkesën e menaxherit dhe drejtorit të QKMF-së.
Kushtet dhe kriteret:
- Fakulteti i Mjekësisë - Drejtimi i Stomatologjisë.
- Licenca e Punës (të je me afat)
- Certifikata Shëndetësore
- Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan
- Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime Letërnjoftimi kopje.
Aftësitë:
- Të ketë aftësi komunikimi
- Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe etikën
- Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë
- Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale.
Paga mujore:
Koeficienti: 7.2 Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar Puna Provuese gjashtë muaj (6)
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim nga data 26.04/2022 deri me 10.05/2022 që konsiderohet si dita e fundit e konkurrimit.
Paraqitja e Aplikacioneve:
Aplikacionet mundë të merren në mënyrë fizike në zyrën për shërbime me qytetarët në Komunën e Lipjanit sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs.
Vërejtje: Dokumentet e dorëzuara duhen të janë kopje të noterizuara ( Diploma dhe Licenca) dhe ato nuk kthehen, ndërsa aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen, të gjitha njoftimet dhe rezultatet shpallen në web faqen e Komunës https//kk.rks-gov.net/lipjan dhe në tabelen e shpalljeve të Komunës.