Stomatolog/e (3)

50x50 prizren logo
Komuna Prizren
Publikuar
04/04/2022
Skadon
11/04/2022
Lokacioni
Prizren
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008537
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/03/2022
Afati për aplikim: 04/04/2022 - 11/04/2022

Në bazë të nenit 67 dhe 68, të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik dhe kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë, Komuna e Prizrenit, shpall: 

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

Drejtoria për Shëndetësi-QKMF 

  • Titulli i pozitës së punës: Doktor Stomatolog
  • Njësia: Shërbimi i Stomatologjisë QMF dhe AMF
  • Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë (periudha e provës 6 muaj)
  • Koeficienti: 7.2
  • Numri i ekzekutuesve: 3 (tre) 

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS: 

  • Sigurimi i mbrojtjes sekondare dentare në Mbrojtjen Primare;
  • Promovimi i shëndetit Dental në Komunë;
  • Integrimi i Shëndetit Dental në kujdesin e përgjithshëm shëndetësor;
  • Promovimi i Shëndetit dental tek fëmijët e moshës shkollore dhe parashkollore etj.
  • Lehtësimi i dhimbjes (heqja e dhëmbit, endodontika, terapia ndaj infeksionit);
  • Kujdesi elementar në rast traumash (frakturat alveolare dhe të dhëmbit) dhe dëmtim të mukozës së gojës;
  • Kujdesi konvencional: mbushjet e thjeshta dhe komplekse, endodontika;
  • Protetika: heqja e kurorave.
  • Periodontika: kirurgjikale dhe jo kirurgjikale;
  • Ndërhyrje kirurgjikale orale të vogla dhe të mesme.

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Të jetë përgjegjës për implementimin e masave të një niveli të duhur për parandalimin e infeksionit të kryqëzuar;
  • Të bëjë diagnostifikimin përmes rentgenit;
  • Të mbajë shënime me të dhëna të detajuara për pacientin;
  • T’i raportojë tek përgjegjësit kryesor të Departamentit të Stomatologjisë për aktivitete të ndryshme;
  • Të plotësojë masat parandaluese - promovuese të kujdesit primar të shëndetit oral;
  • Detyrat e e stomatologut të kujdesit sekondar shëndetësor;
  • Të kontrollojë pacientët dhe t’i udhëzojë ata në kujdesin terciar, nëse është e nevojshme;
  • Të bëjë mbylljen e çarjeve dhe/ose sigurimin e fluroideve përkatëse;
  • Të bëjë të gjitha trajtimet konvencionale: mbushjet, endodontikët;
  • Të bëjë trajtim peridontal kirurgjikal dhe jo kirurgjikal;
  • Të kryejë procedurat kirurgjikale orale, e.g.dhëmbi i pjekurisë, incizione intraorale, apicektomitë, traumat dentale dhe alveolare;
  • Të siguruarit e trajtimit elementar protetikë (aty ku ka laborator stomatologjik): proteza të pjesshme apo të tërësishme që hiqen, kurora (ura);
  • Të jetë përgjegjës për implementimin e masave të një niveli të duhur për parandalimin e infeksionit të kryqëzuar;
  • Të mbaj shënime me të dhënat të detajuara për pacientët,

Kushtet: 

  • Fakulteti i Mjekësisë-dega Stomatologji
  • Licenca e punës

Shkathtësitë e kërkuara: 

  • Aftësi të mira komunikimi verbal dhe me shkrim,
  • Aftësi dhe shkathtësi profesionale,
  • Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore,
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar: 

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Çertifikata e lindjes
  • Dy - rekomandime ( nëse keni )
  • Diploma e Fakultetit (kopja e noterizuar)
  • Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST/dëshmi mbi praktikën profesionale
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime (Dëshmi penaliteti). 

Konkursi ngel i hapur 8 ditë kalendarike, duke filluar nga data e publikimit më 04.04.2022 deri më datën 11.04.2022 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit tëparaparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset-njoftimet/aplikacione/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mundtë aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunalenë Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren. VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në konkursi.rks- gov.net, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, oseçfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin eaplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siçparashihet me Ligj.