Stomatolog/e

fushe kosove e1558609477125
Komuna Fushë Kosovë
Publikuar
18/03/2022
Skadon
01/04/2022
Lokacioni
Fushë Kosovë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008425
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/02/2022
Afati për aplikim: 17/03/2022 - 31/03/2022

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Për themelimin e mardhënies së punës me afat të pacaktuar

  • Titulli i vendit të punës: Stomatolog/e
  • Institucioni Komuna Fushë Kosovë
  • Drejtorati: Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit publik
  • Numri i Pozitave: 1 ( një)
  • Titulli i mbikqyrësit: Shefi i Njësisë, Kryeshefi i departamentit të MF-OKMF-së
  • Grada/koeficienti: H-26 Gr.St. H-565 7.2
  • kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pacaktuar
  • Vendi i punës: QKMF “ Dr. Fatmir Krasniqi” Fushë Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen shërimin konservativ dhe ekstrakcionin e dhëmbëve,
  • kryen intervenime të vogla (imëta) kirurgjike,
  • përcjell patologjinë e dhëmbëve dhe të gojës te fëmijët parashkollor,shkollor dhe rinisë
  • kontrollon punën e teknikut të dhëmbëve dhe asistentit të dhëmbëve,
  • bashkëpunon ngusht me mjekët tjerë Stomatolog,
  • përgjigjet për përdorimin e mirëfillt të paisjeve stomatologjike,
  • përcjell të arriturat më të reja dhe i zbaton ato në punën e vet,
  • sipas orarit kujdestaron natën,të shtunave,të dielave dhe festave shtetërore.
  • për punë e tijë i udhëheqësit të drejtëpërdrejtë, Kryeshefit të M.F dhe Drejtorit.

Kushtet dhe kriteret:

  • të jet shtetas j/e Republikës së Kosovës (kopja e Letërnjoftimit),
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruaer,
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare,në pajtim me Ligjin mbi gjuhët,
  • të jetë i/e aftë në pikëpamje shëndetësore (Certifikata e mjekut,pas pranimit në mardhënie pune),
  • të mos jet i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje (dëshmi me shkrim nga Organi kompetent),
  • të mos ketë në fuqi një masë diciplinore për largim nga një pozitë e Zyrtarit publik,
  • të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë (Diploma ose Certifikata-fotokopje)
  • personat që kan diplomuar jashtë R.së Kosovës, duhet të kenë të nostrifikuara diplomat në MASHT,
  • të jetë i/e regjistruar dhe licencuar në M.SH. (Licenca e punës),
  • të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara,
  • të ketë shkathtësi pune jfe pavarur dhe në ekip,
  • të ketë njohuri të punës me Kompjuterë .
  • e dëshirueshme- posedimi i lejes së vozitjes Kategoria “B” dhe
  • të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet,pa dallim moshe, gjinie, etnie religjioni ose race.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • të ketë të kryer aftësimin adekuat profesional,
  • të jetë i regjistruar në M.SH. (liçenca e punës)
  • formulari mbi aplikacionin (i plotësuar),
  • syzhea personale-CV,
  • certifikatë se nuk jeni nën hetime (origjinali)
  • dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta)
  • certifikata e mjekut (pas përzgjedhjes nga Komisioni).
  • certifikata e mjekut (pas zgjedhjes nga Komisioni).

INFORMATË E PËRGJITHËSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Mënyra dhe afati i aplikimit

Pranimi në detyrë, bazohet në parimet e mundësive të barabarta, meritës dhe integriteti, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe proporcional gjinor dhe të komuniteteve. Procesi përzgjedhës do të bazohet gjithashtu në një proces profesional transparent e të
drejtë, bazuar në vlerësimin e njohurive , aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve, ku
përfshihet një testim me shkrim dhe me gojë.

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit konkursi.rks-gov.net është nga data:15,02.2022,deri më:16.03.2022.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve, është 15 ditë,nga data:17.03.2022,deri më: 31.03.2022, ditëve të punës, nga ora 08,00 deri në ora 15,00.

Përveç webfaqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës.

Aplikacionet merren në-Arkivë e Komunës ose mund të shkarkohet nga web-faqja zyrtare e Komunës së Fushë Kosovës, dhe të plotësuara dorëzohen personalisht në Arkivë ose dërgohen me postë në adresën: Komuna Fushë Kosovë, Rruga “Tahir Zemaj” nr.2.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë dhe aplikacionet e pakumpletuara nuk do të pranohen.

Shpalljet e ngjashme

20/06/2022