Statisticient/e i/e lartë

50x50 bqk kosove
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Publikuar
16/04/2022
Skadon
04/05/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS 

  • Titulli: Statisticient i lartë (zyrtar i lartë)
  • Departamenti: Statistikës
  • Divizioni: Statistikave të Bilancit të Pagesave
  • I raporton: Udhëheqësi i Divizionit të Statistikave të Bilancit të Pagesave
  • Niveli i gradës: 5 

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Zbaton programin afatshkurtër të Divizionit të Statistikave të Bilancit të pagesave në  kuadër të Departamentit të Statistikës në pajtueshmëri me përshkrimin e detyrave dhe  përgjegjësive të punës;
  • Mbledhë, përpilon dhe validon statistikat e sektorit të jashtëm me qëllim të rritjes së  cilësisë dhe përfshirjes të funksionit statistikor në BQK në pajtueshmëri me standardet  ndërkombëtare;
  • Përgatitë statistikat për publikimet periodike dhe jo periodike në pajtueshmëri me  politikën e publikimeve dhe me përvojat më të mira lidhur me shpërndarjen e informatave  statistikore;
  • Jep mendime dhe rekomandime lidhur me çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë me  mbledhjen, përpilimin, validimin dhe publikimin e informatave statistikore;
  • Propozon dhe merr pjesë në mënyrë aktive në hartimin e metodologjisë së përpilimit të  statistikave, zhvillimin e procedurave të punës si dhe dokumenteve tjera administrative  të Departamentit të Statistikës;
  • Përcjellë dhe merre pjesë aktive në procesin e trajnimit të personelit të ri në  Departamentin e Statistikës;
  • Mbanë bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët për mbledhjen e informatave dhe  çështjet tjera statistikore;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Edukimi: 

  • Nivel universitar në ekonomi, statistikë, financë ose disiplina të ngjashme. Niveli  pasuniversitar është i dëshirueshëm. 

Përvoja e punës: 

  • Së paku tre (3) vjet përvojë pune në statistikë ose disiplina të ngjashme.

Njohja e gjuhëve te huaja: 

  • Të jetë i/e rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe/ose serbe dhe në gjuhën angleze. 

Kërkesat tjera: 

  • Të posedoj vetiniciativë, aftësi të mira të komunikimit dhe koordinimit;
  • Të ketë aftësi numerike, analitike dhe aftësi të zgjedhjes së problemeve;
  • Të ketë aftësi të mira për të punuar i pavarur dhe të jetë konstruktiv në punë ekipore;
  • Të posedoj aftësi të caktimit të prioriteteve dhe të jetë i përpiktë në përmbushjen e afateve të publikimit të statistikave sipas kalendarit paraprak të publikuar dhe i  gatshëm për përmbushjen e afateve dhe kërkesave të paplanifikuara; Vëmendje e madhe ndaj detajeve dhe aftësi ndër personale. 

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme: 

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim; 
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e  mbështetur me dëshmi nga Trust; 
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë  të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit: 

  • Afati i fundit për aplikim është 4 maj 2022.
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së  ose përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare: www.bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të  cilët i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.

Shpalljet e ngjashme