
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Innovation Centre Kosovo dhe UNICEF Kosova organizojnë Startup: Punëtoria për Ndërmarrje Sociale (Edicioni Online), më 26-28 Shkurt, 2021.
StartUP - Punëtoria për Ndërmarrje Sociale, ka për qëliim të zhvilloj kulturë të Ndërmarrësisë dhe të krijoj mundësi Punësimi për adoleshentët dhe të rinjët në Kosovë. Programi përmban mësim jo-formal, poashtu mbështetje financiare deri në 16,000 EUR për ekipet fituese për krijimin e Ndërmarrjeve Sociale. Duke marrë pjesë në këtë Punëtori, ju do të keni mundësi që të:
- Mësoni më shumë mbi Ndërmarrjet Sociale;
- Zhvilloni produkte/shërbime që përmirësojnë jetën e komunitetit;
- Përfitoni grant deri në 4,000 EUR dhe krijoni ndërmarrje sociale;
- 16,000 Euro grante për ekipet fituese;
- Bëhuni pjesë e rrjetit të ndërmarrjeve sociale;
- Përfitoni mentorim dhe shërbime të inkubatorit të ICK-së.
Të drejtë aplikimi kanë:
- Të rinjtë e Kosovës të grupmoshave 14 – 24 vjeç;
- Të rinjtë që kanë ide për të zhvilluar një produkt/shërbim;
- Ndërmarrjet që janë të regjistruara më pak se 6 muaj, poashtu inkurajohen të aplikojnë.
Si të aplikoni:
Krijoni një ekip prej 3 – 5 anëtarë dhe plotësoni Formën e Aplikimit më poshtë:
Për të ju ndihmuar gjatë procesit të Aplikimit, ju lutem na kontaktoni në email besarb@ickosovo.com ose në numer të telefonit: +383 (0) 38 771 185 Ext. 106 (Orari i punës: e Hënë - e Premte; 8:30-16:30)
Afati i fundit për Aplikim: 18 Shkurt (e Enjte), në orën 23:59.