Specjalist/e i/e Gjinekologjisë

dragash logo min e1558652293568
Komuna Dragash
Publikuar më
26/11/2021
Qyteti
Dragash
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e Dragash-it shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Specjalist i/e Gjinekologjisë

  • Specjalist i/e Gjinekologjisë në QKMF “Dr. Adem Berisha ”- Dragash

Institucioni: Komuna e Dragash
Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (1) një
Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i QKMF Grada/Koeficienti: H-20
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publik:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Specjalist i/e Gjinekologjisë :

  • Bën pranimin dhe kontrollimin e pacienteve shtatzëna dhe jo shtatzëna;
  • Kujdeset dhe përcjell zhvillimin e shtatëzanisë, përpos kontrollave të rregullta bënë kontrolla sistematike, bënë përgatitjen e lehonave në pikëpamje psiko - fizike për lindje, jep udhëzime për përdorimin e ushqimit, veshjen, udhëtimet, mardhëniet seksuale në shtatzani;
  • Bën hapjen e karteles, cakton anamnezen, propozon analiza laboratorike për caktimin e grupit të gjakut, cakton vizita mjekësore, përcjell ndryshimet morfologjike dhe cakton grupet e tyre
  • Bën ekzaminimin e pacientes për lindje, përcakton pozitën e bebes, shenjat vitale dhe kohën për lindje
  • Qepë rupturat e shkallës së parë dhe të dytë; -Bën inçizimin e shtatzanave dhe jo shtatzanave në Ultra Zë;
  • Bën revizionimin manual dhe instrumental të mitres;
  • Kryen qepjen epiziotonike; -Bën vendosjen e spirales;
  • Merr materialin për PAPA TEST;
  • Bën përshkrimin e terapisë për pacienten;
  • Jep këshilla për planifikim të familjes;
  • Kryen edhe punë të tjera në domenin e tij/saj;
  • Për punën e vet i përgjigjet drejtorit te QKMF-së.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë - Specialist i Gjinekologjisë
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent
  • Certifikatën e specializimit (për Specialistët)
  • Të ketë shkathtësi pune i/e pa varur në ekip
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter
  • Të ketë gatishmëri të punoj në të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Letërnjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licencës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentet duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat do të jenë të dëshmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim(27/10/2021 deri me dt.25/11/2021, ndërsa konkursi mbetet i hapur 8 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 26/11/2021 deri më 03/12/2021.(15:30)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Zyrën e Personelit nr.9 K. Dragash, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.
  • Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen