
Përshkrimi
RN00008176
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 21/01/2022
Afati për aplikim: 21/02/2022 - 07/03/2022
Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 2 paragrafi 2.2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall:
KONKURS PËR PRANIM
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
Emri i grupit: Specialistë të Përgjithshëm të Shëndetit/Mjekësisë
Institucioni: Komuna e Gjakovës
Njësia: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
Data e njoftimit: 21.01.2022
Afati për aplikim: 21.02.2022 – 07.03.2022
Numri i referencës: 01-111/01-1506
Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
- Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha episodet e jetës nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
- Harton dhe zhvillon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
- Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simtopatologjinë; e. Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve;
- Kujdesi për personat e moshuar në nevojë;
- Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate;
- Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike;
- Komunikon ose konsultohet me specialist të mjekësisë familjare sipas nevojës;
- Referon pacientin te specialist i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
- Kujdes i vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse;
- Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike);
- Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete (grupet vulnerable, vendet rurale, shkolla, komunitete);
- Zbatimi i programit të vaksinimit, edukimi shëndetësor, etj.;
- Inkurajohet nga puna ekipore (mjeku familjar, infermieret familjare, infermieret në komunitet);
- Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon problemet dhe kërkon nga anëtarët e ekipit zgjidhjen e tyre;
- Përcaktohet nga mjeku familjar si pjesë e ekipit të mjekësisë familjare në përputhje me nevojat e pacientit aftësitë dhe kualifikimet për të përmbushur nevojat e institucionit;
- Merr pjesë në trajnime, vlerësim të kompetencave orientim dhe edukim;
- Komunikon qartë saktë dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmëritë në punë;
- Kryen edhe punë administrative, vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi;
- Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë;
- Nënshtrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshëm profesional;
- Përkujdeset për konfidencialitetin e individit;
- Përcjellja e sëmundshmërisë nën mbikëqyrje të mjekut familjar;
- Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut;
- Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjell vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve;
- Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjekësore në institucionin përkatës;
- Merr pjesë në takime, konferenca dhe tregon interesim në zhvillimin e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit;
- Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP.
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve universitare në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme.
- Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
- Të jetë i regjistruar dhe licencuar në MSH;
- Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të ketë shkathtësi pune të pavarur dhe në ekip si dhe shkathtësi të mira komunikimi; c. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit);
- Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.
Pozitat aktualisht të lira:
Nr. | Titulli i pozitës | Koeficienti | Vendi i punës
1. | Mjek i Përgjithshëm | 7.2 | QKMF dhe QMF
Mënyra e aplikimit:
Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
- Formulari i aplikimit, i plotësuar;
- Rezymeja personale (CV);
- Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Kopjen e licencës;
- Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore);
- Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga komisioni.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
- Testimi me shkrim
- Intervistë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:
Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
Sqarime shtesë:
- Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
- Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
- Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.