Specialistë të Përgjithshëm të Tatim-Taksave (2)

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna Kaçanik
Publikuar më
24/12/2021
Skadon
07/01/2022
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00007939
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 03/12/2021
Afati për aplikim: 24/12/2021 - 07/01/2022

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0001545 | RN00007729 | Zyrtar për mbledhjen e tatimit | Profesional 3 | 6 | Komuna Kaçanik sektori I tatimit ne prone / Kaçanik
  • RPC0001651 | RN00007842 | Zyrtar për Tatimin në Pronë | Profesional 3 | 6 | Komuna Kaçanik | Drejtoria e financave, ekonomise dhe zhvillimit / Kaçanik

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kaçanik shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Tatim Taksave apo mbledhjes të të ardhurave
  • Institucioni Komuna Kaçanik
  • Nr. i Referencës RN00007939
  • Kodi RPC0001745
  • Data e njoftimit 03.12.2021
  • Afati për aplikim 24.12.2021 - 07.01.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  1. Kjo klasë përfshin pozita për realizimin e detyrave të cilave nevojiten njohuri/koncepte bazë nga  fusha përkatëse e arsimimit apo shprehi bazë që merren zakonisht me arsimin bachelor pavarësisht  nga fusha apo specialiteti; 
  2. Puna në këto pozita përgjithësisht kërkon që t’u jepet zgjidhje problemeve të thjeshta; iii. Puna që kryhet në këto pozita është përgjithësisht me detyra rutinë brenda një funksioni për  përmbushjen e të cilave nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune; 
  3. Puna konkrete në këto pozita kryhen në përputhje me udhëzime dhe/ apo procedura të cilat janë të  mire-detajuara dhe standarde; 
  4. Puna në këto pozita kryhet nën mbikëqyrjen shumë të afërt të eprorit apo të zyrtarit të një klase më  të lartë, i cili jep udhëzime verbale ose me shkrim; 
  5. Zyrtarët në këto pozita këshillohen me eprorin për çdo paqartësi apo vështirësi të hasur gjatë punës,  për realizimin e detyrave që përdoren. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me  to në Fakultetin Ekonomik/ Juridik. 

  • Kategoria B e patent shoferit  

Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;  
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;  
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të  tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).  

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit -(nëse ka, nuk është obligative)
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopja e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes,
  • Dëshminë se nuk është nën hetime
  • Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
  • Kopja e dëshmisë së patent shoferit

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve  bazike;  
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;  
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të  tjerët;  
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).  

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

 

Listime të ngjashme

25/01/2022
23/01/2022
22/01/2022