
Përshkrimi
RN00008923
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 29/04/2022
Afati për aplikim: 01/06/2022 - 12/06/2022
Pozitat aktualisht të lira:
Nr. | Titulli i pozitës | Koeficienti | Vendi i punës
- Mjek Specialist i Pedodoncis dhe Stomatologjisë Preventive | 8.4 | QKMF (dy pozita)
- Teknik Laborant | 6.0 | QMF Cermjan dhe QMF Skivjan (dy pozita)
- Teknik i Rëntgenit | 6.0 | QKMF (një pozitë)
Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 2 paragrafi 2.2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall:
KONKURS PËR PRANIM
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
- Emri i grupit: Specialistë të Përgjithshëm të Shëndetit/Mjekësisë
- Institucioni: Komuna e Gjakovës
- Njësia: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
- Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
- Data e njoftimit: 29.04.2022
- Afati për aplikim: 29.05.2022 – 12.06.2022
- Numri i referencës: 01-111/01-10883
- Kohëzgjatja e emërimit: E pacaktuar
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Punët dhe detyrat e punës do te kryhen në bazë të përshkrimit të detyrave të punës për secilën pozitë të shpallur, të parapara sipas Rregullores mbi sistematizimin dhe organizimin e brendshëm të QKMF-së dhe ne dispozita tjera ligjore në fuqi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar:
- Pozita 1: Diplomë të studimeve universitare në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji (të jetë i licencuar mjek specialist i Pedodonci dhe Stomatologji Preventive).
- Pozita 2: Diplomë të studimeve universitare, drejtimi Laborant (të jetë i licencuar si Laborant).
- Pozita 3: Diplomë të shkollimit të mesëm, drejtimi Stomatologji (të jetë i licencuar si Teknik i Rëntgenit).
Përvoja e punës e kërkuar: Minimum të ketë të mbaruar stazhin e obliguar profesional.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
- Të jetë i regjistruar dhe licencuar në MSH;
- Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të ketë shkathtësi pune të pavarur dhe në ekip si dhe shkathtësi të mira komunikimi;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit);
- Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.
Mënyra e aplikimit:
Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
- Formulari i aplikimit, i plotësuar;
- Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Kopjen e licencës;
- Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore);
- Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga komisioni.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
- Testimi me shkrim
- Intervistë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:
Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
Sqarime shtesë:
- Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
- Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
- Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.