Specialistë të Gjeodezisë

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
komuna e Klinës
Publikuar më
03/09/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Pozitat aktualisht të lira
Kodi RPC0000920
Nr. i Referencës RN00007062
Titulli i pozitës Zyrtar për Rrjet dhe Matje-Gjeometër
Klasa e pozitës Profesional
Koeficienti 35
Institucioni Komuna Klinë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Klinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të Gjeodezisë
Institucioni Komuna Klinë
Nr. i Referencës RN00007490
Kodi RPC0001323
Data e njoftimit 12.08.2021
Afati për aplikim 03.09.2021 - 10.09.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Ndihmon në hartimin, dhe zhvillimin e planeve të punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;10%
  2. Bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës; 15%
  3. Kryen matjet dhe përpunimin e të dhënave si dhe llogaritjen e koordinatave te matjeve , kontrollimin e tyre me kushtet e bazave gjeodezike; 15%
  4. Përcjell të gjitha ndërrimet në sipërfaqen e tokës, duke harmonizuar gjendjen reale në terren me gjendjen në plane dhe operativat kadastrale;15%.
  5. Bën përkufizimin e zonave kadastrale dhe merr pjesë në përgatitjen e terrenit për matjet e reja; 15%.
  6. Merr pjesë në plotësimit e rrjetave ekzistuese dhe bazave gjeodezike si dhe rregullon dhe regjistron shënimet origjinale të matjeve dhe të objekteve; 15%
  7. Bënë ndërrimin e kulturave te parcelave, ndarjen e parcelave, bashkimin e parcelave, matjen e ndërtesave, matjen e pjesëve te ndërtesave, përcaktimin e kufijve të parcelave dhe identifikimin e parcelave etj.; 15%.
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje e ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;5%.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS, apo ekuivalente me to, drejtimi gjeodezi.

  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin; • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Deshmi nga gjykata qe nuk jeni nen hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punë, të fituar pëmes arsimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin; Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuader të planeve dhe të procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët; ·
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word,Excel, Power Point)

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Zyrtar/e për Biblioteka   Prishtinë
23/11/2021
Zyrtar/e për Biblioteka   Prishtinë
23/11/2021
23/11/2021
22/11/2021