Specialistë të GIS-it për Sistemin e Adresave (3)

Agjencia Kadastrale e Kosoves e1629964978131
Agjencia Kadastrale e Kosovës
Publikuar
19/04/2022
Skadon
29/04/2022
Lokacioni
Prishtinë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Kërkesë për Shprehje Interesi

  • Shteti: Kosova
  • ID e projektit: P164555
  • Emri i Kreditit të Bankës Botërore: Projekti i Kadastrit të Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore
  • Nr. Identifikimi i Kontratës: XK-KCA-217419-CS-INDV

Tre (3) Specialistë të GIS-it për Sistemin e Adresave

Hyrje

Qeveria e Kosovës ka marrë një Kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në vlerë prej 14.60 milion EUR për të financuar Projektin e Kadastrit të Pronës së Paluajtshme & Infrastrukturës Gjeohapësinore, që pritet të zbatohet brenda një periudhe pesëvjeçare. Projekti i propozuar synon të ndihmojë Qeverinë e Kosovës që të rrisë transparencën dhe cilësinë e administrimit të tokës dhe të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore. Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është agjencia zbatuese për projektin REGIP, brenda së cilës do të krijohet Njësia për Implementimin e Projektit (NjIP).

Komponenti C: Teknologjia e Informacionit dhe Infrastruktura Gjeohapësinore . Qëllimi i këtij komponenti është të mbështesë zbatimin e Strategjisë së Teknologjisë Informative të AKK-së dhe strategjisë së Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH) në Republikën e Kosovës të cilat janë zhvilluar në kuadër të projektit për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme në Kadastër (RECAP). Të dy dokumentet e strategjisë tregojnë vizionin për: (a) thjeshtimin e mëtejshëm të proceseve të biznesit, (b) rritjen e standardizimit të të dhënave dhe aksesin në të dhëna që do të përmirësonte efikasitetin e stafit dhe zyrave, (c) rritjen e transparencës dhe llogaridhënies; (d) akses të barabartë në informacion; (e) të rrisë përdorimin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja; dhe (f) të minimizojë mundësitë për praktika korruptive.

Një nga aktivitetet kryesore në kuadër të Komponentit C është kompletimi i Sistemit të Adresave në Kosovë. Aktiviteti përfshin kompletimin e caktimit të adresave të ndërtesave, sinjalizimin e emrave të rrugëve dhe numrave të shtëpive dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse në Regjistrin qendror të adresave (ARIS) . Aktiviteti do të zbatohet në një përpjekje të përbashkët nga AKK-ja dhe Komunat.

Komunat, të monitoruara nga AKK, do të jenë përgjegjëse të përgjithshme për përfundimin e projektit të Sistemit të Adresave dhe do të kryejnë menaxhimin e përgjithshëm të projektit.

Për realizimin e Projektit të Adresave, Njësia e Adresave në AKK duhet të forcohet me specialistë për GIS, të cilët do të caktohen për të mbështetur kontrollin e cilësisë së aktiviteteve për Projektin e Sistemit të Adresave.

Objektivi i përgjithshëm

Specialistët do të jenë përgjegjës për mbështetjen e AKK-së dhe komunave në plotësimin e sistemit të adresave në përputhje me legjislacionin në fuqi. Specialistët do të punojnë ngushtë me stafin përgjegjës të caktuar të AKK-së dhe komunave. Është një pozicion me orar të plotë që do të vendoset në kuadër të Zyres së AKK-së në Prishtinë me udhëtime të shpeshta në terren dhe komuna për të kryer, digjitalizimin e të dhënave të adresave, mirëmbajtjen, sigurimin/kontrollin e cilësisë (QA/QC) të të dhënave të adresave, përfshirë rrugët, pikat e adresës, numrat e pikave të adresës, shenjat e adresës, pikat e referencës si dhe ndërlidhja me sisteme të tjera.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të tre (3) specialistëve të GIS janë të shënuara në TeR për këtë detyrë. TeR-të mund të gjenden në webfaqen e  AKK-së në linkun: http://www.kca-ks.org/vend-pune

Kualifikimet, njohuritë dhe përvoja e kërkuar

  • Diplomë universitare në Gjeodezi, Gjeografi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 2 vite përvojë pune në përdorimin e Sistemeve të Informacionit Gjeografik. Përvoja e punës me Sistemin Informativ të Regjistrimit të Adresave do të ishte një avantazh i shtuar;
  • Njohuri dhe eksperiencë me desktop GIS softwerët (GeoMedia, ArcGIS, QGIS, apo të ngjashme);
  • Njohuria dhe përvoja me WebGIS do të ishte një avantazh i shtuar;
  • Kërkohen aftësi të shkëlqyera në Microsoft Word, Excel dhe Power Point;
  • Njohuritë, aftësitë dhe përvoja në projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare do të jenë një avantazh i shtuar;

Periudha e Performancës

Specialistët e GIS do të punojnë me kohë të plotë dhe kohëzgjatja e kontratës pritet deri në fund të projektit në gusht 2023. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë subjekt i performancës së kënaqshme të rënë dakord gjatë një vlerësimi zyrtar të planifikuar në fund të çdo viti. Shpërblimi do të paguhet në bazë të pagës mujore të rënë dakord në kontratë. Konsulenti pritet të fillojë shërbimet me nënshkrimin e kontratës.

Procesi i përzgjedhjes

Individët me përvojë dhe të kualifikuar do të përzgjidhen sipas dispozitave të Rregulloreve të Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit e Financimit të Projekteve të Investimeve (IPF), korrik 2016, bazuar në thirrjen e hapur.

Kriteret e vlerësimit:

  • Kualifikimi i përgjithshëm - 30 pikë
  • Përvoja specifike në lidhje me detyrën – 70 pikë

Konsulentët Individual të interesuar mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:00 - 16:00 (e hënë në të premte)

Shprehja e interesit mund të dorëzohet në adresën elektronike të mëposhtme deri më 29 prill 2022, dhe duhet të përfshijë letrën motivuese, CV-në dhe dokumentet përcjellëse (diplomë/a, referenca, certifikata etj.)

Agjencia Kadastrale e Kosovës
Muzafer Çaka, Koordinator i Projektit
Adresa: rr. “Astrit e Arbnor Dehari” Nr.25
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail: Muzafer.Qaka@rks-gov.net

 

Shpalljet e ngjashme