Specialistë të Buxhetit

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna Kaçanik
Publikuar më
17/08/2021
Qyteti
Kaçanik
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kaçanik shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të Buxhetit
Institucioni Komuna Kaçanik
Data e njoftimit 27.07.2021
Afati për aplikim 17.08.2021 - 24.08.2021
Nr. i Referencës RN00007346
Kodi RPC0001183

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Përcjellë dhe mbështetë zbatimin e buxhetit gjatë vitit fiskal për Organizatën Buxhetore dhe jep propozime për kërkesat e arritura të njesive të ngushta oranizative dhe pas analizës së saktë propozon për financim atë që është e qëndrueshme;
  2. Përgatitë, analizon dhe shqyrton propozimet dhe kërkesat buxhetore të njësive organizative dhe vlerëson korrektësinë, saktësinë dhe tërësinë e tyre;
  3. Analizon buxhetin e mëparshëm duke marrë në konsideratë realizimin për vitet vijuese dhe rekomandon ndryshime ne buxhet per stafin menaxhues;
  4. Ofron këshilla profesionale për organizatat buxhetore lidhur me hartimin e buxhetit;
  5. Kujdeset dhe merrë pjesë në hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore si dhe ne Propozim Buxhetin per vitet vijuese duke respektuar kufijtë buxhetorë të paracaktuar nga MF si dhe harmonizon planifikimet afatmesme ne perputhje me dokumentet strategjike zhvillimore komunale;
  6. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi:

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to në Fakultetin Ekonomik.
  • Kualifikime të posaçme formale:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike

Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët

Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

⇒ Shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021
23/11/2021
22/11/2021
22/11/2021